Shorti përcakon çerekfinalet e Champions-it, Bayern dhe Real pretendentë kryesorë

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve nuk është treguar shumë i mirë për ekipet spanjolle. Kjo pasi kampionët e Barcelonës do të përballen me Atletico Madrid, ekip me të cilin rivalizojnë për të fituar dhe La Ligën.
Kurse Real Madrid do të ketë përballë Borussia Dortmund, ekipi që një vit më parë i eliminojë në gjysmëfinale.
Sa i takon dueleve të tjera, Manchester United është vënë përballë kampionëve në fuqi të Bayern Munich. Ekipi tjetër anglez, Chelsea do të ndeshet me Paris St-Germain.
Takimet e para do të luhen me 1-2 prill ndërsa takimi i kthimit më 8-9 prill. Pas kësaj faze do të hidhet sërish short për gjysmëfinalet. Finalja do të luhet më 24 maj në Lisbonë.
Kompanitë e basteve shohin si pretendente kryesore për fitimin e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, gjermanët e Bayern Munich. Ekipi i dytë që shihet si më i mundshmi për t’u kurorëzuar kampion në Evropë është Real Madrid. Barcelona është e treta ndërsa Chelsea dhe PSG janë në kushte të barabarta. Më pas vjen Atletico Madrid ndërsa ekipet më pak pretendente janë Manchester United dhe Borussia Dortmund.
Shorti:
Barcelona - Atletico Madrid
Real Madrid - Borussia Dortmund
Paris St-Germain - Chelsea
Manchester United - Bayern Munich
S.S
Add new comment