Reforma territoriale do të aplikohet në zgjedhjet e 2015

Postuar në 23 Mars, 2014 01:36

Vitin e ardhshëm vendi duhet të zhvillojë procesin e zgjedhjeve vendore. Ndërsa koha e zgjedhjeve po afron, palët politike janë përfshirë në diskutime dhe debate rreth reformës së re administrative-territoriale, që përveç të tjerave, do t’i detyrojë partitë politike dhe kandidatët që të organizohen sipas ndarjes së re. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Bled Çuçi, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” shprehet se synimi i qeverisë është që reformat të hyjnë në fuqi me zgjedhjet e reja vendore në 2015-ën, çka nënkupton që kandidatët do të garojnë për njësitë e reja vendore sipas hartës së ndarjes administrative-territoriale të vendit. “Besoj që me vullnetin politik dhe angazhimin e të gjitha palëve do të përmbushim afatet e duhura që reforma të miratohet në kohën e duhur. Nuk do të kishte kuptim një reformë e pushtetit vendor, e cila nuk zbatohet në praktikë në zgjedhjet e vitit 2015” shprehet Çuçi.

Intervista e plotë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/intervista--cuci-reforma-territoriale-ne-fuqi-per-zgjedhjet-e-2015-178767.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.