Ambasadori Sequi, shef kabineti i Ministrisë së Jashtme italiane në qeverinë e Renzit?

Tashmë Bashkimi Europian duket se duhet të mendojë për diplomatin e radhës që do ta përfaqësojë në Shqipëri, për faktin se ambasadori aktual Ettore Sequi është drejt largimit. Sequi pritet të emërohet si shef i ri i kabinetit të ministres së Jashtme italiane Federica Mogherini. “Shqiptarja.com” shkruan sot se Sequi pritet të emërohet në këtë detyrë të rëndësishme në fund të muajit prill, pas një periudhe, gjatë së cilës do t’i duhet të bëjë dorëzimet e të largohet edhe nga detyra si përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë. Me ardhjen e kryeministrit të ri italian Matteo Renzi, pati një riformatim të gjithë kabinetit qeverisës, si pasojë e të cilit 42-vjeçarja Federica Mogherini është zgjedhur të drejtojë një nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare. Burimet saktësojnë se ftesa në drejtim të Ettore Sequi ka ardhur prej disa kohësh, por, në respekt edhe të shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, ambasadori vendosi të qëndrojë dhe pak kohë në Tiranë.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/sequigati-em-rimi-shef-kabineti-i-ministris--s--jashtme-italiane-206381.html
k.k
Add new comment