Lista e 20 kompanive që presin para nga shteti. Ndër to, kreditorë edhe me 10 mln euro

Ka kompani, si Alb-Star, nënkontraktore e firmës greke “Aktor” që ka ndërmarrë punime në aksin Tiranë-Elbasan, ndaj të cilës shteti detyrohet shumën rreth 10.3 milionë euro. Shqiptarja.com ka publikuar listën e 20 kompanive më të mëdha kreditore ndaj shtetit për punime të kryera në sektorin e infrastrukturës, si edhe për kryerjen e shërbimeve. Vetëm këtyre kompanive së bashku, shteti u detyrohet rreth 80 milionë euro. Numri i kontratave, për të cilat pritet shlyerja e detyrimeve, për të gjitha këto subjekte, arrin në 339. Qeveria e majtë ka filluar shlyerjen e detyrimeve ndaj sipërmarrjeve private në fillim të këtij muaj. Sipas burimeve të Financave, deri tani janë shlyer detyrime që kapin vlerën e 19.2 milionë eurove. Pjesa më e madhe e këtyre faturave të shlyera, rreth 80% e tyre, kanë qenë rimbursime të TVSH-së.
Pjesa dërrmuese e detyrimeve i përkasin sektorit të infrastrukturës, rreth 98% të faturave. Kompania e dytë me shumën më të madhe që i detyrohet shteti është “Victoria Invest Internacional”, me 10 milionë euro. Kjo kompani ka kryer punime në aksin Kuçovë-Cërrik dhe rrugën që lidh Librazhdin me Pogradecin.
Lexoni me shumë në: http://www.shqiptarja.com/Ekonomi/2733/borxhet-e-shtetit-ja-...
a.k
Add new comment