Balla-Bregu, negociojnë termat e takimit të mundshëm Rama-Basha

Postuar në 25 Mars, 2014 07:05

Përgjigjen publike të kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ftesës së kryeministrit Rama për ulje në tryezën e bisedimeve, mediat dje e lexuan në mënyra të ndryshme. Disa si refuzim, disa të tjera si pranim dhe të tjera akoma, si pranim me kushte, çka ngjan si interpretimi më pranë të vërtetës. Gjithsesi, Mapo njofton se nga shkëmbimi i letrave publike, PD dhe PS kanë hedhur dje hapa konkretë për të mundësuar një takim të liderëve të tyre për të diskutuar për çështjen e reformës territoriale, por jo vetëm. Rama duket se është i interesuar së tepërmi në kuadër edhe të përpjekjeve për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor, për të mundësuar një takim me kundërshtarin e tij politik me qëllim zbutjen e klimës politike në vend. Ndaj menjëherë pas kësaj përgjigjeje, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ai ka nxitur përgatitjet për të realizuar këtë takim. Të njëjtat burime kanë konfirmuar faktin se për këtë qëllim kryeministri ka ngarkuar bashkëpunëtorë nga stafi i tij që të merren me përcaktimin e axhendës së këtij takimi, konkretisht deputetin Taulant Balla. Për të negociuar me palën tjetër dhe për të afruar qëndrimet me demokratët për ditën e takimit dhe çështjet që do të diskutohen në të, nëse do të ketë një të tillë, Balla ka përballë kryetaren demokrate të komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.

 

Lexoni më gjerë në linkun: http://mapo.al/2014/03/25/balla-dhe-bregu-negociata-sekrete-per-takimin-rama-basha/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.