Telefonata e përgjuar e Yulia Tymoshenkos: Jam gati t’i qëlloj në surrat atij maskarai (Putinit)

Postuar në 25 Mars, 2014 12:46

Edhe pse ka mundësi ta ketë ditur se përgjohet, e nga ana tjetër nuk është penduar shumë për thelbin e bisedës, por për “fjalorin e rëndë”, liderja ukrainase Yulia Tymoshenko ka përfunduar në vorbullën e një skandali. Në një telefonatë të përgjuar mes saj dhe ish-sekretarit të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, Nestor Shufrych, ish-heroina e Revolucionit Portokalli vjell vrer ndaj rusëve të Ukrainës dhe liderit të tyre, që sipas saj është Vladimir Putin. Telefonata, njofton TCH, është publikuar në Youtube duke shkaktuar polemika dhe akuza. Autenticiteti i saj është konfirmuar nga vetë Tymoshenko, e cila megjithatë në Twitter ka saktësuar se pjesa më eksplozive e dialogut, “rusët e Ukrainës të shfarrosen me armë bërthamore”, është e manipuluar. Telefonata është transmetuar mbrëmjen e së hënës në mediat pro-qeveritare të Rusisë, si transmetuesi në anglisht Russia Today dhe agjencia “Ria Novosti”.

Në materialin audio, i gjatë dy minuta, dëgjohet Tymoshenko teksa flet me Shufrych edhe pse ka gjasa që të dy e dinin se po përgjoheshin. Fjalët e ish-kryeministres ndaj armikut të saj Vladimir Putin janë të pamëshirshme. “Jam gati të mar armën në dorë dhe t’i qëlloj mu në surrat atij maskarai të ndyrë”, thotë ajo. Telefonata është bërë më 18 mars, dy ditë pas referendumit në Krime. Por në Twitter Tymoshenko shprehet e bindur se prapa përgjimit fshihen shërbimet sekrete ruse. “Të fala FSB-së”, thotë ajo në profilin e saj, ku gjithësesi ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.