Takimi Rama-Basha, negociohet konsensusi paraprak për reformën territoriale

Gazeta “Mapo” shkruan sot se takimi i përfolur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha është në pikëpyetje si pasojë e “presionit të radikalëve”. Gazetarja Nevila Perndoj shkruan se në mbledhjen e asaj që quhet kryesia e vogël, Bashës i është kërkuar që të marrë paraprakisht konsensusin e të majtëve për reformën territoriale. Dhe kjo jo në komision por në kuvend. Gjithsesi, përveç kësaj çështjeje në diskutim mbeten ende disa tema të nxehta si SHISH, AMA etj.. Për kryeministrin, takimi me kreun e opozitës duhet të zhvillohet brenda kësaj jave.
s.z
Add new comment