Koha kur filloi ndarja e Mitrovicës. Mediat kosovare publikojnë video të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Postuar në 26 Mars, 2014 05:29

Në Kosovë është publikuar së fundmi një video që lidhet me ngjarjet e Miterovicës të vitit 1999. Aty jepen pamje të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, i cili i shoqëruar nga Kadri Veseli, numri dy i PDK-së, asokohe kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, që përpiqen të qetësojnë protestën e stafit të spitalit të Mitrovicës, që përpiqej të shkonte në punë. “Ky është një nga momentet me të cilën edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës”, -shkruan gazeta “Zëri”. Thaçi dhe Veseli thuhet se vijnë aty të shoqëruar në makinë nga ushtarë francezë dhe thirrja që kryeministri aktual u bënte shqiptarëve ishte “të besojnë te bashkësia ndërkombëtare”. Video është publikuar nga “Besfort Video M1” dhe duhet kujtuar se ajo hidhet në qarkullim në një moment krize politike në Kosovë dhe kur zgjedhjet duket se janë afër.

http://zeri.info/artikulli/29721/thaci-e-kadri-veseli-ndalua...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.