Reforma, mosha e daljes në pension do të rritet. Por ministri Veliaj deklaron se kjo nuk prek ata “që janë në prag të daljes në pension”

Postuar në 26 Mars, 2014 05:44

Qeveria duket se është e vendosur të realizojë reformën e pensioneve e cila kryesisht konsiston në rritjen e moshës. Ose më mirë, ka si masë me më shumë ndikim pikërisht këtë element. Kjo masë u kërkua edhe nga partnerët ndërkombëtarë të qeverisë, që sugjeruan moshën 67 për meshkujt dhe 64 për femrat, si afat për pensionim. Por ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi sot se kjo masë nuk prek ata që janë në prag të daljes në pension. “S’do të ketë rritje të moshës për ata që janë në prag të daljes në pension. Reforma duhet të ishte realizuar më përpara. Ne i kemi votat për të kaluar reformën dhe do bëjmë atë që është e arsyeshme për situatën”,-është shprehur ai. Mbetet e paqartë në terma konkretë se çfarë do të thotë “prag i daljes në pension”, ndonëse kjo gjë mund të saktësohet në projektligjin përkatës.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.