Drejt armatës dixhitale. Debat në Itali për projektin 22 miliardë euro për transformimin e ushtrisë

Kriza financiare mund të ketë qenë e thellë dhe e rëndë, por ajo duket se nuk cenon aspak projektet ushtarake edhe të vendeve si Italia, që përgjithësisht ka qenë më e kufizuar në këtë drejtim. “Espresso” shkruan se aktualisht, ndonëse PD-ja e Renzit ka bërë një mocion për ndaluar programin “Soldato Futuro”(Ushtari i së ardhmes) sërish kontratat e lidhura nuk ndalen. Shifra totale është realisht e denjë për mijëvjeçarin ku kemi hyrë: 22 miliardë euro vetëm për mjete dhe aparate. “Selex” dhe “Finmeccanica” janë zbatuesit e projektit që synon të transformojë brenda vitit 2013, ushtrinë italiane në një armatë dixhitale. Ndarja e fondeve përfshin një investim megjithë mend revolucionar: 324 milionë euro do të shkojnë vetëm për pajisjen me aparate të 558 këmbësorëve, të cilët do të operojnë secili me sisteme që kushtojnë 500 mijë euro. Kundërshtimi në këtë rast është argumentuar jo vetëm me koston si të tillë, por me nevojën që ecja në këtë drejtim duhet të ndërthuret me aleatët e NATO-s, sa kohë që vetë mbrojtja dhe siguria është një veprimtari që mbështetet në bashkësinë e vendeve të aleancës.
http://espresso.repubblica.it/attualita/2014/03/26/news/mili...
s.z
Add new comment