Gërveni mbetet në detyrë. Gjykata Administrative pezullon urdhrin e ministres Kodheli

Urdhri i ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për përfaqësuesin tonë në NATO, Kristaq Gërveni, të cilit i kërkohet kthimi në Shqipëri është pezulluar nga Gjykata Administrative e Tiranës. Shkak për këtë vendim është bërë padia e datës 17 mars nga vetë Gërveni, i cili kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së urdhrit të Kodhelit. Për Gëevenin është krijuar një pështjellim mes qeverisë deh Presidencës, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të dekretojë largimin nga detyra të Gërvenit, me arsyetimin se kërkesa e ministres është e paargumentuar. Edhe çështja e përfundimit të mandatit nuk po jep rezultat, pasi me sa po duket Kristaq Gërveni, nisur edhe nga letra e publikuar së fundmi, po e përdor statusin aktual për t’i dhënë kohë vetes për të filluar një punë të re në NATO. Ai është akuzuar si autor kryesor i hartimit të marrëveshjes detare me Greqinë, e rrëzuar në të gjitha pikat nga Gjykata Kushtetuese, e që nga kjo pikëpamje do të kërkonte hetimin e arsyeve.
s.z
Add new comment