Një film për mbipopullimin e botës. Shkak problemesh apo skenar i qëllimshëm? Regjisori austriak Boote mendon se është ky i dyti

Postuar në 27 Mars, 2014 12:20

“Population brom”, kështu quhet filmi i regjisorit austriak Werner Boote dhe flet për mbipopullimin e botës dhe pasojat e saj mbi burimet e nevojshme për të jetuar. Pyetja që shtron regjisori është thelbësore: “A jemi vërtet kaq shumë? Nëse është kështu, cili është i tepërt?”. Deutsche Welle që shkruan për këtë temë citon Booten që të ketë arritur në një tjetër përfundim. “Unë nuk gjeta askënd që të përgjigjej seriozisht dhe pa përçmim ndaj njerëzve lidhur me këto pyetje. Ndaj, kush dhe çfarë po e nxit një skenar të tillë katastrofal?” Është një pyetje që vetiu e çon mendjen e njeriut në gjithfarë skenarësh, si sëmundje, luftë, uri etj.. Boote ka udhëtuar shumë dhe në disa vende për të vlerësuar situatën sipas optikës së vet. Sipas tij, në perëndim është zhvilluar një kulturë e vërtetë mbi popullimin dhe kjo zë fill që nga viti 1974. Ndaj edhe në atë kohë zënë fill politikat e kufizimit të lindjes në vende si Kina, India dhe Meksika që shkojnë deri te shpërblimi kundrejt sterilizimit. Gjithsesi sot pranohet se rritja demografike ka një kufi dhe ky mendohet se arrihet në këtë mes shekulli me 9.6 miliardë banorë. “Por problemi përherë shikohet te Tjetri”, thotë regjisori austriak.

http://www.dw.de/filmi-population-boom-skenari-i-një-katastrofe-cili-prej-nesh-është-i-tepërt/a-17523960

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.