Pse nuk e merr Kadare çmimin “Nobel”? Një opinion nga prof. Jean Paul Champseix...

Postuar në 27 Mars, 2014 15:37

Përse nuk e merr çmimin “Nobel” Ismail Kadaresë? Këtë pyetje e kanë bërë shpesh në Shqipëri dhe në mjedisin shqiptar këto 20 vitete  fundit. Dhe përgjigjet kanë qenë të shumta, por kryesisht të lidhura me raportin e tij me sistemin e kaluar, ose edhe me faktin e një paragjykimi konstant për shqiptarët.  Duket se këtë debat e konsumojnë edhe në Francë, aty ku Kadare kalon gjysmën e kohës. Dhe një opinion rreth kësaj teme e ka dhënë edhe profesori francez Jean Paul Champseix në një ligjëratë të mbajtur në Prishtinë në kuadër të Javës së Frankofonisë.  “Kritika, vërtet e ka shtruar shpesh këtë pyetje dhe nga kjo është thënë se pikërisht ky ka qenë njëri ndër shkaqet se pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Kritika letrare franceze që nuk kishte njohuri të duhura se ku do ta vendoste Kadarenë, ka gjetur këtë formulë e titulluar “Rasti Kadare”. Në Francë, ka pasur polemika të ashpra letrare ndërmjet shkrimtarëve për rastin Kadare, i cili, në disa momente nga disa kritikë është cilësuar si mall importi që kishte për detyrë që shtetit të Shqipërisë t’ia jepte një imazh sa më të bukur në tërë planetin”, theksoi Champseix. Ai ka bërë disa vlerësime për veprën e shkrimtarit shqiptar, të cilën e njeh mirë.

http://kultplus.com/?id=5&l=2339

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.