Berisha mund të përjashtohet nga parlamenti (për 3 javë)

Postuar në 28 Mars, 2014 10:23

PS-LSI, kanë nisur bisedimet për mundësinë e përjashtimit të Sali Berishës nga Parlamenti, për një periudhë kohore prej tre javësh. Propozimi për përjashtimin e Berishës është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, ndërsa është artikuluar dje publikisht në sallën e Kuvendit nga deputeti socialist, Taulant Balla, raporton gazeta “Sot”.

Propozimi i është bërë me dije edhe grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por nuk ka ende një vendim përfundimtar dhe të unifikuar për këtë çështje.

Ndërkaq, është Byroja e Kuvendit, organi që shqyrton dhe vendos për masat disiplinore të propozuara nga drejtuesi i seancës, sipas nenit 65 pika 2 të Rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, thërret mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ndërsa propozon edhe masat disiplinore, në rastin konkret për deputetin Sali Berisha.

Balla, i cili është anëtar i Byrosë së Kuvendit, ka kërkuar që Berisha të përjashtohet nga Parlamenti për tre javë. "Fjalët e Berishës, herën e fundit janë të papranueshme. O t'i tërheqë mbrapsht ose të ndëshkohet me 21 ditë pezullim", u shpreh Balla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.