Paskal Milo në krye të reformës për shkencën

Është ngritur Komisioni i Ekspertëve për reformën në sistemin e shkencës. Kjo me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Komisioni do të kryesohet nga profesor Paskal Milo dhe në përbërje ka 11 anëtarë që do të ushtrojnë aktivitetin për një afat të pakufizuar.
Komisioni do të raportojë mbi ecurinë e punës, propozimet dhe rekomandimet në mënyrë periodike tek kryeministri dhe ministria e Arsimit, raporton “Shqiptarja.com”.
Add new comment