Burgjet të mbushura me të sëmurë mendorë

Mbipopullimi i paraburgimeve dhe i burgjeve me persona që kanë probleme të shëndetit mendor, e ka detyruar qeverinë të ngrejë një spital më vete për trajtimin e këtij kontigjenti.
Kjo godinë që deri dje ka shërbyer si bazë e regjimentit të kimisë ushtarake do të jetë streha e re e të gjithë atyre që kanë edhe probleme mendore, por edhe problem me drejtësinë.
Në këtë godinë së shpejti do të ngrihet spitali i psikiatrisë ligjore. Ministri, Ilir Beqja, u shpreh mbi nevojën që kanë këta persona për të qëndruar dhe për t’u trajtuar në një spital.
Por, janë edhe ekspertë të BE-së, ata që kanë evidentur se këtij kontigjenti që qëndron pas hekurave, u shkelën të drejtat dhe u mungon trajtimi mjekësor.
Por, përse është zgjedhur Shish Tufina? Dy janë arsye më madhore, thotë Ministri Beqaj. Ndërtimi i spitalit në ish-regjimentin e kimisë është me vendim qeverie që mban datën 26 mars 2014. Hapësira e vënë në dispozicion është 12 600 m2. Në të do të trajtohen personat që kanë liri të kufizuar, por që kanë edhe rrezikshmëri për të qëndruar në institucionet e vuajtjes së dënimit.
http://www.oranews.tv/vendi/spitali-i-ri-psikiatrik-ne-tiran...
Add new comment