Një 14-vjeçar i tregon qeverisë amerikane se si të kursejë 234 mld $ në vit

Një studim i publikuar nga një student 14 vjeç, tregon se si qeveria federale në SHBA dhe qeveritë e shtete brenda saj, mund të kursejnë 234 milionë dollarë në vit me një veprim shumë të thjeshtë.
Bëhet fjalë për ndryshimin e germave në dokumentet e printuara. Suvir Mirchandani thotë se, “Garamond” është germa më eficente për printim dhe ky font, ai, rekomandon që të përdoret nga administrata.
Nëse hiqet dorë nga përdorimi i “Times New Roman” dhe “Century Gathic”, dhe përdoret “Garamond” mund të kursehet më shumë se 29% nga boja e printerit.
Studimi i Mirchandani-t është cilësuar “i mrekullueshëm” nga Zyra e qeverisë për printimin, por nuk kanë bërë të ditur nëse do të vihet në përdorim këshilla e 14-vjeçarit.
S.S
Add new comment