Matteo Renzi nxjerr në shitje makinat e zyrtarëve

Postuar në 29 Mars, 2014 15:07

Qeveria e re italiane ka nxjerrë në shitje mijëra makina të zyrtarëve, në një ankand në eBay.

Ofertat për makinat në shitje do të pranohen deri më 16 prill. “La Repubblica”, raporton se do të shiten rreth 1500 makina të cilat nuk janë të nevojshme.

Mes 151 makinave të parë të nxjerr në shitje janë edhe disa modele luksoze. Një Maserati me fuqi të lartë motorike e Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa Jaguar.

Iniciativa është përkrahur nga kryeministri, Matteo Renzi, i cili thotë se makinat e zyrtarëve janë kthyer në simbol të keqpërdorimit të parave, raporton gazeta “La Repubblica”.

Ankande të tilla janë mbajtur edhe kur ai ishte kreu i bashkisë së Firences dhe kishte premtuar se do të bënte një gjë të tillë kur të zgjidhej kryeministër.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.