Raporti i KLSH-së për dëmin ekonomik të 2013-ës: 150 milionë USD, nga të cilat mbi 80 mln euro garancia e privatizimit të Albpetrolit

Postuar në 31 Mars, 2014 06:53

Nga 150 milionë dollarë dëm ekonomik të zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2013 sipas raportit vjetor, gati 80 për qind e kësaj vlere është abuzim në fushën e shitjes, dhënies me qira ose me koncesion të pasurisë shtetërore. Thënë ndryshe, KLSH ka llogaritur si dëm ekonomik 80 milionë eurot e paarkëtuara, që duhet të ishin lënë si garanci nga kompania “Vetro Energy” në këmbim të blerjes së Albpetrolit. Në krahasim me raportet e viteve të kaluara vihet re një rënie e dëmit ekonomik me dietat, shpërblimet, abuzimet në dogana dhe tatime, si dhe ka një rritje galopante të dëmeve në fushën e pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit. KLSH ka rekomanduar arkëtimin e dëmit prej 15 miliardë lekësh në nivelin e 99.9%.

Lidhur me dështimin e bujshëm të shitjes së kompanisë “Albpetrol” kundrejt konsorciumit “Vetro Energy” me një shumë prej 850 milionë eurosh dhe mosdepizitimin e garancisë 10%, KLSH në raportin e dërguar në Kuvend thekson se Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me avokaturën e shtetit duhet të vazhdojë me ndjekjen e procedurave ligjore brenda dhe jashtë vendit, për të mundësuar arkëtimin e kësaj shume, duke detyruar subjektin përkatës të respektojë kushtet e tenderit dhe të gjitha detyrimet si rrjedhojë e këtij procesi.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.