Rama në Berlin, nuk harron twitter-in. Merkel: Presim raportin, statusi i kandidatit për Shqipërinë do shihet me pozitivitet

Duke shkuar në takimin me kancelaren Merkel, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë të shkrepë një foto (të hedhur në twitter) që tregon masat e sigurisë rreth makinës së tij. Pas takimit me dyer të mbyllura, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, Rama dhe kancelarja Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku kryefjala ishin reforma dhe procesi i integrimit të Shqipërisë. Merkel u shpreh se Gjermania po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. E pyetur rreth marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE, Merkel tha se pret që njihet dhe me raportin më të fundit të Komisionit Europian që pritet të bëhet publik në muajin Qershor.
“Ne u kemi dhënë perspektivën evropiane dhe në fund të një rruge të gjatë ne i trajtojmë rastet në bazë të Komisionit Evropian dhe ata na paraqesin gjendjen e punëve deri tani në Shqipëri. Në qershor do marrim raportin e ri dhe komisioni do ketë regjistruar përparimet dhe do e vendosim në vështrim pozitiv marrjen e statusit të vendit kandidat. Mos kini frikë se nuk do jepet, por raportet do e bëjnë të mundur që t’ua japim”.
a.k
Comments
"çuni i tironës" është këthy
<p>"çuni i tironës" është këthy në kalamonin e tironës!i bohet qefi kur bo shëtitje me makinën e tezes!</p>
Add new comment