Shtetit të Teksasit i skadon injeksioni vdekjeprurës, por nuk shtyn ekzekutimet

Postuar në 04 Prill, 2014 07:55

Një vrasës serial është ekzekutuar të enjten në Teksas pasi Gjykata e Lartë kundërshtoi kërkesën e avokatëve të cilët argumentonin se shteti nuk kishte dhënë detaje lidhur me injeksionin vdekjeprurës dhe kjo rrezikonte një vdekje të dhimbshme.

Tommy Lynn Sell, i cili është përgjegjës për 71 vrasje, është i pari të cilët iu injektua “pentobarbital”. 49-vje5ari refuzoi të thoshte deklaratën e fundit.

Pas injektimit të dozës vdekjeprurëse, ai nisi të gërhasë dhe ndalojë së lëvizuri pas një minute. Ai u deklarua i vdekur 13 minuta më pas.

Injeksioni që përdoret në Teksas për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje kishte skaduar dhe shteti gjeti një burim tjetër për sigurimin e një injeksioni të tillë. Shteti i Teksasit nuk dha detaje me arsyetimin e farmacia mund të kërcënohet ose frikësohet.

S.S

Comments

Submitted by ID (not verified) on

<p>Denimi me vdekje duhet te jete edhe ne Shqiperi, disa njerez kryejne gjera aq te tmerrshme sa nuk duhen lene gjalle.</p>

Submitted by i (not verified) on

Po me gjygjtaret tone qe te bejne mil8arda e ke fjalen ti?? cDokush do shiste cdogje per te shpetuar jeten

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.