Lufta kundër korrupsionit, Prokuroria shton organikën në Tiranë, Durrës dhe në Vlorë

Postuar në 09 Prill, 2014 05:13

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të shtojë numrin e prokurorëve të komanduar Tiranë,  Durrës dhe në Vlorë. Si shkak për këtë shtesë në organikën e këtyre rretheve parashtrohet “lufta kundër korrupsionit”. “Kjo masë vjen pas ngritjes në nivel Drejtorie të Sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme”, bën me dije organi i akuzës. Janë bërë të ditur edhe emrat e prokurorëve që do të komandohen në këto njësi dhe konkretisht: në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar; Deniona Katro dhe Ramadan Troci. Në Durrës caktohen Dritan Gina, Alma Kola, kurse në Vlorë, Albert Kuliçi.

s.z

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>E keni myt!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.