Noka: Mesazhi i Tahirit është i vërtetë, ligji ndalon komunikimin me strukturat policore

Flamur Noka, iIsh-ministri i Punëve të Brendshme nuk i ka pranuar akuzat për mesazhin e ministrit Tahiri se kishte lidhje me përgjimin. Këtë sqarim ish-ministri Noka e bërë në studion e “News24” në rubrikën “Opinion”. Flamur Noka pretendon se mesazhi që sipas tij, Rama i ka dërguar në celular Tahirit, ka dalë nga stafi i kryeministrit ose Ministrit të Brendshëm. Në intervistën e mëposhtëme Flamur Noka tërheq vëmendjen se më e rëndësishme është përmbajtja e mesazhit sesa burimi nga ka dalë ai.
Si e keni zbuluar mesazhin që bëtë publik në komisionin hetimor?
Me gjithë gushtjen e gazetarëve unë të jem i sinqertë dua të jem shumë i prekshëm për qytetarët e vendit tim. Transparenca me qytetarin dhe e vërteta janë në principet e PD-së, dhe unë i përmbahem kësaj. Ajo që është e rëndësishme është përmbajtja e këtij mesazhi. Qytetarët pas asaj seance dëgjimore kanë kuptuar se kryeministri i vendit dhe kabineti i tij gjatë gjithë kohës kanë gënjyer. Mesazhi është i vërtetë, zoti Rama të vijë të ma përgënjeshtrojë mua në seancë se ja vërtetoj. Mesazhi është autentik i shkruar nga kryeministri Rama drejtuar ministrit të tij.
Kur ju thoni se mesazhi është i vërtetë, ju çfarë i vërtetoni zotit Rama?
Eshtë hera e parë që unë bie dakord me kryeministrin Rama. Këtë gjë kemi muaj që e themi ne si opozitë, që situata e rendit dhe sigurisë në vend është përkeqësuar frikshëm. E kemi bërë publike, kemi dhënë alarmin prej shumë kohësh dhe përballë kemi hasur kryeministrin dhe ministrat që thoshin kemi përmirësime, 30% thanë më mirë se muaj më parë. Ndërkohë nga ana tjetër në komunikime me njëri-tjetrin pranojnë se situata është përkeqësuar. Kjo ka dy elementë, që situata është alarmante dhe e dyta që kryeministri dhe ministri kanë gënjyer. Ne kemi të drejtën të ngremë një pyetje, mos vallë përveç treguesve të kriminalitetit në vend janë të gjithë treguesit dhe shifrat që janë përmendur në këto 7 muaj qeverisje të rreme dhe false.
Nëse ngrihet një komision për marrjen e kësaj sms-je, ju do të jeni i gatshëm të dëshmoni? Dhe pse vendoset ta bëni publik në komisionin hetimor?
Patjetër, prej tyre me ka ardhur. Kur më ka ardhur ky informacion ne kemi qenë në vazhdën e një komisioni hetimor, sigurisht do ta kisha bërë publike edhe më parë nëse ministri do të kishte ardhur më parë. Dje erdhi ministri unë e bëra publike, pasi e dëgjuam në komision, pasi tregoi një fantashkencë atje para komisionit dhe opinionin publik. Kjo e vërtetë e bëri t’i thahej goja, t’i mekej gjuha, derisa deputetët e mazhorancës kërkuan pushim sa të merrte veten.
Prandaj e kërkuat transmetimin live të komisionit hetimor, pikërisht se do të jepej mesazhi?
Ne kemi marrë një vendim që nuk do të bënim asnjë seancë pa transmetim live, për publikun. Ky komision nuk ka si objekt të nxjerrë një të vërtetë të opozitës, por të nxjerrë të vërtetën ashtu si është para opinionit publik. Qytetarët janë shumë të interesuar në lidhje me sigurinë dhe rendin.
Një mendim që u hodh pas publikimit të mesazhit është se zhargoni i përdorur nuk është i kryeministrit, ishte një mesazh shumë i përmbajtur, zoti Berisha tha se kryeministri flet me vartësit me fjalë fyese...
Kryeministri e ka shumë për qejf komunikimin me sms. Jo vetëm zoti Rama i cili ishte i detyruar të sajonte një përgënjeshtrim, por të gjithë e dinë që ky ishte mesazhi i vërtetë i zotit Rama. Të gjithë ata që e shoqërojnë e dinë që ky është stili i tij dhe gjuha. Kush ka marrë angazhim përballë qytetarëve, zoti Tahiri me policët, apo kryeministri dhe ministri?
Mënyra se si e keni marrë ju këtë mesazh është në kuadër të një veprimtarie që mund të konsiderohet përgjim?
E vërteta është, ose nga stafi i kryeministrit ose nga stafi i ministrit më ka ardhur ky informacion. Ata janë të kompleksuar nga përgjimet. S’ka asnjë lidhje me përgjimin. Përgjimi zbardhet dhe ka forma të tjera që del, jo fotografi telefonike. Përralla me përgjim i shohin ata që kanë parë gjithmonë. Për qytetarët ka rëndësi e vërteta që shkruhet këtu, e cila hedh poshtë ç’ka kanë thënë me shifra dhe statistika për çdo gjë që kanë thënë deri tani.
Zoti Noka, marrëdhënia juaj me Visho Ajazin cila është?
Nuk kam asnjë lloj marrëdhënieje, përveçse në kuadër të komisionit të sigurisë.
Pse mos t’i kapim një anë të mirë këtij mesazhi, në fokus janë qytetarët?
Ligji ministrin e ndalon të ketë komunikim me strukturat policore, qoftë telefonik qoftë me sms. Ministri ka detyrë në bazë të ligjit, të propozojë drejtorin e përgjithshëm për ta emëruar apo shkarkuar dhe të bëjë propozime për nëndrejtorët pas propozimit nga drejtori, të hartojë strategjitë, të miratojë strukturat. Në aspektin operacional të policisë nuk ka asnjë të drejtë. Unë kurrë nuk kam patur kontakte më drejtues të policisë, përveçse me drejtorin e përgjithshëm. Ministri u ndodh shumë keq dje dhe për të gjetur një dalje harroi që është problem ligjor ajo që tha dhe tha ja kam çuar drejtorëve të policisë. Ky është një mesazh politik dhe personal. Ai u mundua të kapërcente situatën duke e zhytur veten edhe më keq.
TEKSTI I SMS-së
Nga muaji mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013, gjithashtu janë përkeqësuar gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistike. Kjo nuk është kurrkund ajo që ke marrë përsipër përballë qytetarëve, pra si unë edhe ti. Është e përsëritur thirrja për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore karshi teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta, por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që të kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut se meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, ç’nuk bëre mirë e çdo bësh për të riparuar në qoftë se mundesh.
S.S
Comments
me te kap dhe muli mat
<p>me te kap dhe muli mat ...respekte.mohoi qe i ish derguar nga edi sms por ishte sms e tij kundrejt drejtorve ne qarqe,qe sipas mulit eshte jasht ligjore..nuk e di nese ajo qe thote muli eshte e drejte ,por nese po sajon e ka kap muli mat..:)</p>
Add new comment