Aksidenti ku humbën jetën 7 persona ka ndodhur për shkak të fikjes së automjetit

Postuar në 12 Prill, 2014 14:33

Një prej aksidenteve të tmerrshme të ndodhur pak muaj më parë del se ka ardhur për shkak të një veprimi aspak të përgjegjshëm të drejtuesit të mjetit.

Aksidenti i ndodhur më 8 shkurt në aksin rrugor Shishtavec – Kukës, ku humbën jetën 7 persona, ka ardhur për shkak të bllokimit të timonit. Shoferi 21-vjeçar Bashkim Çuni, ka fikur makinën, për të mos harxhuar karburant.

Sipas ekspertëve auto-teknikë të policisë rrugore, ka rezultuar, se drejtuesi i automjetit Çuni, për të kursyer naftë, ka kthyer çelësin e kuadrit, duke fikur makinën, që pak çaste para aksidentit, ishte duke zbritur, raporton “Abc Neës”. Kjo ka shkaktuar bllokimin e timonit dhe forcimin e frenave. Gjithçka ka ardhur nga mungesa e eksperiencës.

Ekspertët, kanë nënvizuar në raport, se pas këqyrjes së makinës ka rezultuar, se çelësi, kishte rënë nga brava dhe kuadri ishte i fikur, ndërsa gjendja teknike e mjetit ishte e mirë. Hetuesit konstatuan, se në furgon ndodheshin 13 pasagjerë, pra 4 persona mbi kapacitetin e lejuar, për këtë tip mjeti, të kategorizuar si 8 +1.

Bazuar në pyetjet e të mbijetuarve dhe referuar këqyrjes së mjetit e vendit të ngjarjes, ka rezultuar, se shoferi 21 vjecar, duhet të jetë përpjekur, por nuk ka arritur të ndezë sërish mjetin, për të mos lejuar, që ai të përfundonte në humnerë. 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.