Zgjedhjet në PD. Zbardhet udhëzimi, ja kush nuk kandidon

Postuar në 13 Prill, 2014 04:15

Kryetarët që kanë drejtuar partinë në dy mandate dhe ata që kanë marrë një rezultat më të dobët se ai i zgjedhjeve të vitit 2009, nuk do të lejohet të kandidojnë për kryetar të degës së PD-së në zgjedhjet për ripërtëritjen e strukturave. Udhëzimi i firmosur dje nga kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe që u është shpërndarë të deleguarve në rrethe, nuk lejon as deputetët dhe të zgjedhurit vendorë që të kandidojnë për kryetar dege. Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në poste të pushtetit lokal.

“Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të Partisë Demokratike të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD-së me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli qarku, kryetar bashkie, kryetar komune”, thuhet në udhëzimin e PD-së, një kopje të të cilit e ka siguruar dhe e boton të plotë sot gazeta “Panorama”. Dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e sotme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/04/13/zgjedhjet-ne-pd-zbardhet-udhezimi-ja-kush-nuk-kandidon/

k.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.