Betejë “dhëmb për dhëmb”. I riu akuzon policin e Kamzës se i ka kafshuar veshin, prokuroria thotë se i akuzuari ka kafshuar policin!

Postuar në 15 Prill, 2014 11:48

Një 31-vjeçar ka dalë sot para gjykatës nën akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë në gjendje të dehur. Por përtej këtij fakti, ato çfarë kanë shkaktuar habi kanë qenë argumentet e dhëna në këtë rast nga i akuzuari dhe pala akuzuese. Televizioni “Top Channel” raporton se i riu A. Palushi ka pretenduar se gjatë konfrontimit me policinë, një polic i kishte kafshuar veshin.  

I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin

Gjyqtari: Çfarë të ka bërë? Kush?

I akuzuari: Më ka kafshuar në vesh polici, pastaj unë nuk mbaj mend se cfarë bëra.

Por në këtë seancë nuk ka qenë vetë Palushi ai i cili ka akuzuar policinë për një veprim të tillë, pasi edhe prokurori i çështjes ka pasur të njëjtin argument; se edhe i akuzuari ka kafshuar një punonjës policie. “Personi i shoqëruar, në një çast u ka dhënë prangave me forcë dhe ka sulmuar fillimisht punonjësin e policisë A. Kastrati, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës duke e kafshuar disa herë në të dyja duart” deklaroi prokurori. “Në këtë situatë, ku secila nga palët pretendon se është kafshuar nga pala tjetër, dhe kur veshi i dëmtuar i të akuzuarit është qartësisht i dallueshëm, gjykata kundërshtoi ta linte kuksianin me 30 ditë burg me afat derisa përpara gjyqësorit të depozitohen dy ekspertiza që do të konfirmojnë nivelin e dëmtimeve nga kafshimet” raporton TCH.

Për më shumë: http://www.youtube.com/watch?v=scQhm_B74Io

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.