Ashton pranon kërkesën e Jahjagës, EULEX vazhdon misionin

Catherine Ashton pranon kërkesën e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për të vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX në Kosovë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme në letrën e saj dërguar Jahjagës shkruan: "Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-i do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”. “Kosova ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. S.S
Add new comment