Të Kripura
Sali Berisha i jep me fajde LSI-së dhe Blushit, “Qytetarin Dixhital”
Ditët para Kongresit të Partisë Socialiste janë dramatike. Shansi për fitore, apo për të hyrë në garë nga Ben Blushi duket thuajse zero dhe pa forcë ndikuese po gjendet edhe LSI-ja. Burime të mirëthashethemuara thonë se ka lëvizje serioze: Blushi dhe Ilir Meta i kanë kërkuar me konçesion Sali Berishës, “Qytetarin Dixhital”. Doktori, një tempist i vërtetë i situatave politike, ka ofruar një zgjidhje tjetër: Qytetarin Dixhital me Fajde.
Po sot, Fallsor, pa m'thuej ku je?
:)) shiko foton tjetër
Pas rastit të Fallsorit, ky është i dyti, kur një zë nga opozita ngjan si taksë e shtuar
Kryetari i Bashkisë, Fallsor Kallajnxhiu sqaron: “E vërteta e gjobës së falsifikuar”
Legjenda Urbane: Fallsor Kallajnxhiu, kështu thirret nga PD-ja kryetari i Bashkisë pas gjobës së falsifikuar. Fallsori ka depozituar mbrojtjen në Prokurori. “Çështja e gjobës është shumë e thjeshtë. Unë mbaj syze, sepse nuk shoh afër. Por atë ditën e gjobës nuk i kisha syzet me vete dhe dikush ma kaloi nën rrogoz”.
Në dyshim protestat e PD-së. Demokratët i besojnë Ilir Metës se “Luli gënjen për Orën"
"Ilir, bukur e futi Basha këtë të Ahmetajt sot. Rama e heq se ka ndërmend të bëjë ndryshime. Ne themi se e hoqi ngaqë e akuzoi opozita. Ti nxjerr inatin e dokumenteve të CEZ". "Nuk e di Doktor, se Ahmetaj kollitet mirë"
Dule ikën drejt opozitës. Një provë se protesta dhe kundërshtimi nuk është virtyt shqiptar
"Ilir, mbaroi dhe kjo furtuna e Saliut me CEZ". "E-Di ti që farat dhe frutat e thata të dobësojnë? Të thata, jo të tharta, se mos e ngatërron"
Pyetja është se çfarë bën Blushi?
Lajm me 5 yje/Fatmir Toçi turpëron Kuçin dhe Vlorën. Spiunon Koçon te Gramozi që reagon me një kryevepër ironie: “Nuk është etike të flasim për kolegun kur nuk është mes nesh”
U zunë sot në PS. U zunë “të mëdhenjtë”, deputetët. Lajmi mori dhenë edhe për vërejtjet statutore të shokut Gramoz, që i paska tërhequr vërejtjen deputetëve të Vlorës, se “janë jashtë linjës”. Shoku Gramoz madje, ka folur edhe për përgjegjësi për moszbatim të vendimeve të Asamblesë. Me siguri që do të jetë kënaqur shumë kur ka marrë këtë përgjigje nga Fatmir Toçi, deputeti kuçiot në PS: “Koço Kokëdhima është kthyer në beun e Jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës”.