Të Kripura
Pas sherrit të djeshëm në Elbasan u mor vesh se libri i Ben Blushit "Kandidati" i ka lënë të fyer socialistët. Për këtë arsye Kryesia vendosi ndalimin e leximit të tij dhe leximin e detyruar të librit "Vrima" që mori edhe çmim vitin e kaluar
Një shëtitje nga Liqeni dhe Parku i Lodrave...
Alfred Peza mban fjalim në Kongresin Laburist. Duartrokitet për citatin "Jeni ju, pa jemi ne"
Paradoksi kosovar: Zgjedhja e Ibrahim Rugovës si lider pranohet si shenjë mençurie. Po si ta vlerësosh simpatinë për Pandeli Majkon?
Kujt i rruhet se çfarë bëhet në PS?!
Sot doli para mediave Fatmir Xhafa. Në njoftimin për shtyp u tha se Fatmiri mban detyrën e Sekretarit për Koordinimin në Partinë Socialiste, por për ata që e njohin pak këtë parti, e dinë që Fatmiri mund të mbante edhe ndonjë detyrë tjetër. Si ta kërkojë Asambleja. Paska thënë Fatmiri: “Sot në këtë dalje jam për të dhënë një lajm, që gjykoj se është i rëndësishëm dhe që ka interes për ju dhe për publikun. Komisioni për Reformën Statutore i mandatuar nga Asambleja Kombëtare e partisë, ka përmbyllur punën disa mujore të tij për ndryshimet, e hartimin e Statutit të ri të PS”.