Të Kripura

Skenari i muajit: Kryeministri do kërkojë mocion besimi me synim rrëzimin e tij dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Rast unik kur edhe për të rënë nga pushteti të duhen aleatë

Postuar në 28 Korrik, 2016 03:22

Njoftim për të gjithë progresistët: Pas pak do të publikojë një status Spartak Ngjela. Do të jetë për planet e SHBA në Shqipëri, ashtu siç i nuhat Avokati. Thuhet se diçka do shkruajë edhe Majko, por e ka me dy mendje, se nuk dihet nga po shkon kjo punë

Postuar në 27 Korrik, 2016 15:48

Sondazhi/A do ta votonin socialistët Berishën po të ishte kryetar i PS-së?

Postuar në 27 Korrik, 2016 12:21

Po

Jo

Gjithnjë

Do t'i ngrinin këngë

Lexojeni dhe reflektoni! Është falas për popullin që të dalë nga errësira

Postuar në 27 Korrik, 2016 11:13

Profesioni: Patriote

"Origjina": Drejtoria e Doganave

Hobi: Të zhdukë varfërinë

"Hë avokat se ti ua gjen anën: çfarë do t'u themi atyre që thonë se 7 ligjet shqyrtohen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese"? "Po e thjeshtë: E do Dajë Semi. Pra qofte, më fal, ligje nga Daja". "Ah të keqen! Ti je juristi i drejtimit të duhur"

Postuar në 27 Korrik, 2016 02:22

U miratua Reforma në Drejtësi - Pushim të hënën. Këtë se parashikonte dot as CIA

Postuar në 22 Korrik, 2016 13:19

Na u tha se "reformën e do 91% e popullit". Po çfarë konkretisht?

Postuar në 21 Korrik, 2016 17:28

Sot është zhvilluar një protestë. Emisioni "Stop" ka pyetur njerëzit e pranishëm se për çfarë po protestojnë dhe nga përgjigjet kupton se fjala është për reformën në drejtësi. D.m.th ajo nuk përjashtohet si temë e protestës. Na është thënë se 91% e popullit do reformën. Me siguri që ata aty nuk janë i gjithë populli, por populli ama janë. Ndaj do patur kujdes me këto përqindjet se me sa shihet e dëgjohet populli, ky që proteston, e di se përse është aty, po nuk e di mirë çfarë është reforma në drejtësi.

Inkubacioni mediatik i politikanëve të dorës së dytë

Postuar në 21 Korrik, 2016 14:06

Nëse ka dy politikanë që media i ka mbështetur gjithë kohës, këta janë Eduard Selami dhe Ben Blushi. I pari, u trajtua si një lloj viktime morale e Sali Berishës, si një njeri që nuk bën kompromise dhe u deportua larg Shqipërisë.  

"Të mori njeri ty mo për të uruar për konsensusin, se Bashën e mori Merkel në telefon?" "Më mori Ngjela, edhe Meta më dërgoi sms, po ai tallet më duket". "Ëhë. Mirë lali se flasim"

Postuar në 20 Korrik, 2016 19:09

Meta-Fevziut: "Kam shkuar në PS kur të gjithë shkonin në PD. Si ti apo Ben Blushi p.sh...". Ironi apo paranojë se Blushi bën lojën e Ramës për të mbledhur votat e të pakënaqurve?!

Postuar në 18 Korrik, 2016 23:50

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura