Të Kripura
Zbulohet arsyeja pse PD-ja heshti për parkimin nëntokësor në sheshin "Skënderbej". Sipas burimeve, LSI-ja do të propozojë që të quhet "Parkingu Edi Rama" dhe PD-ja do të abstenojë, meqë pllaka do të jetë nën tokë e nuk duket
Po kërkon presidencën
A do të jetë kjo një dhuratë e bukur për vitin 2017?
E konfirmuar: Në fshatin Qivrymë nuk mbillet drogë. Por vetëm për faktin se ky fshat nuk ekziston
Krijohet shoqata e "Gazetarëve Miq të Romana Vlahutin dhe ambasadorëve perëndimorë"
Shoqata synon të edukojë gazetarë dhe redaksitë me etikën e duhur në raportimin e lajmeve dhe qëndrimeve të ambasadorëve të huaj perëndimorë. Në hyrjen e dokumentit themelues, shkruhet se ambasadorët nuk duhen trajtuar njësoj me politikanët shqiptarë të cilët i njohim të gjithë. Rasti i sulmit ndaj ambasadores së BE-së. Vlahutin, të cilës vetëm sa ju lexuan prova shkresore nga vendi i saj, konsiderohet i paprecedentë dhe në kundërshtim me frymën proeuropiane që duhet të përcjellë media shqiptare. Themelues dhe nismëtarë janë drejtues të shoqatave ekzistuese të gazetarëve.
Krizë e re në Partinë Socialiste. Rama cakton Spartak Ngjelën, kryeredaktor të "Zëri i Popullit", part time. Kjo edhe pse nga një sondazh i brendshëm rezultonte se 95% e bazës nuk e di kush është aktualisht kryeredaktor
S'ka Mukje për reformën në drejtësi. Avokat Spartak Ngjela njofton vendimin e aleatëve për "kapërcimin e Shkumbinit" në gusht. Me siguri që nuk do të vonojë as çlirimi i Tiranës
Populli shqiptar kërkoi drejtësi – Amerika ja dha. A nuk është ky afirmim i sovranitetit?
Ambasadori amerikan Donald Lu tha se me reformën në drejtësi fitoi populli shqiptar! Dhe se për reformën në drejtësi protestuan qindra shqiptarë. Donald Lu është i vetmi nga aktorët e përfshirë që po shpall fituesit, ndërkohë që politika po ndan meritat. Ja pra që sovraniteti thjesht ka ikur nga dhoma e Hartave për të dalë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Yllkat e partisë, Flamurtare të Mësimeve të shokëve Edi dhe Ilir, ose le t'i quajmë Edlir...
Fiksimi i qeverisë me numrin(shifrën) 22
Tarifa e koncesionit të skanimit në dogana - të cilin "nuk dihet" se kush e ka, u ul në 22 euro nga 39 që ishte.
Tarifa e patatueshme e blerjeve online u bë sërish po 22 euro.
Rastësi, apo dikujt i hyn në ekuacion kjo shifër?!