Të Kripura
I vetmi intelektual me të cilin Edi Rama shoqërohet është Fate Velaj. Si ta shpjegojmë këtë vakuum?
Nëpër labirintet e “Partisë Sonë”
Ose një përpjekje për një enciklopedi të partisë
Partia Socialiste është një organizim unik në historinë politike të shqiptarëve. E themeluar në vitin 1941 ajo renditet si organizimi politik, mbi bazë programi dhe orientimi ideologjik, me jetëgjatësinë më të madhe.
Megjithatë nuk ka një histori të saj. Tekstet e para viteve ’90 janë diskredituar si të njëanshëm dhe që përjashtojnë kontributet e shumë figurave të saj, injorojnë shumë ngjarje dhe shfaqen dogmatike ndaj institucioneve si ato të religjionit.
12 vjet LSI! Një eveniment i paprecedentë përderisa ia doli të thinjë edhe Tomorrin. Me siguri Ilir Meta ia ka bërë dhuratë Abaz Aliut shpartallimin e malit të shenjtë
Rama, Meta, Nishani ikin jashtë njëkohësisht. Protokolli nuk e lejokërka thonë mediat. Vetëm protokolli ama, asgjë tjetër
Albin Kurti ndërron emrin. E bën Alban
Pas Grexit, pra neologjizmi që supozonte daljen e Greqisë nga BE-ja, doli edhe termi Brexit për Britaninë. Më tej po përflitet edhe një Frexit, meqë Marie Le Pen e Frontit Nacional ka deklaruar se ka ndërmend një referendum për daljen nga BE.
"O Miri më thanë që edhe rrugën para selisë së re, atë që ka patur PD-ja, e ke bërë private. Ç'ne?" "Na çmendën katunarët, kalojnë aty e bërtasin Sali Berisha"
Krijohet "Lista Ngjela", subjekt politik që ka si program të vetin parimin: Çek i bardhë për drejtësinë e vërtetë. Nisma synon të kundërshtojë zërat që e shohin si të ekzagjeruar rrogën 5 milionë lekë për magjistratët
Doktor, ty s'të mbeti qejfi kur nisa marrëveshjen me të Gjatin në Shkodër. Ti e kupton që unë tani thjesht nuk dua ta mbyll marrëveshjen në Shkodër, jo se nuk dua të jem me ty
Si ta dallosh një sorosian të vërtetë në Shqipëri?
E para një sorosian nuk flet asnjëherë publikisht për Sorosin. Pavarësisht nga detyra dhe angazhimi, sorosiani flet përherë për projekte, por asnjëherë strategji, plane, planifikim. Termi projekt është moda e gjërave të zgjuta dhe me leverdi. Me projektin si strukturën finale, një sorosian alla shqiptar, operon në sipërfaqe, jo në thellësi. Ose më saktë është një broker i vlerave të një shoqërie ndaj të cilave është neutral dhe i ftohtë.