Të Kripura

Projekti/Pikë hidroplanësh në Kalanë e Vivarit në Butrint

Postuar në 09 Shkurt, 2023 14:22

Në kuadër të Planit të ri të Menaxhimit të Butrintit, që parashikon edhe zhvillim turizmi, bëhet e ditur se në Kalanë e Vivarit, në derdhje të kanalit me të njëjtin emër, parashikohet të ndërtohet një pikë ulje-ngritje hidroplanësh.

Sipas të dhënave për redaksinë e “Të Kripura” në funksion të kësaj pike të re që parashikohet të sjellë në vend një kategori tjetër turistësh, do të ndërtohet një njësi karburanti, në afërsi më kalanë në fjalë që është disa qindra metra nga Parku Arkeologjik.

Lajm i fundit/Agron Neza caktohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Postuar në 08 Shkurt, 2023 13:00

Agron Neza caktohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lajmi bëhet i ditur për redaksinë e “Të Kripura” nga burime diplomatike në Tiranë.

Neza, një njohës i shërbimeve sekrete, biznesmen, njeri me kontakte në mjedise të ndryshme, së fundmi burim i deklaruar i FBI-së është parë si kandidatura më e përshtatshme për drejtimin e BKH-së që është krijuar në partneritet me SHBA.

Neza u fol se ka mbërritur në Tiranë disa ditë më parë. Ai del si person kyç në denoncimin e shkeljeve të Charles McGonigal dhe konsiderohet si njeri kyç në kontaktin mes të dyja vendeve.

Çështja “McGonigal”/Incident në Bogë, Kryeministrit refuzojnë t’i shërbejnë. Ndërron hotelin

Postuar në 04 Shkurt, 2023 21:19

Lajmi vjen me burime në redaksinë e “Të Kripura” dhe sipas të dhënave kryeministri ka reaguar duke mos lejuar truprojat të presojnë stafin e hotelit. 

Shkak është bërë veprimi i një kamarieri që ka ngritur zërin e televizorit ku flitej për çështjen McGonigal, çka është parë si provokim nga eskorta e z. Rama dhe vetë ai. Pasi debateve stafi është solidarizuar me kolegun dhe ka refuzuar të shërbejë duke detyruar shpurën të lëvizë drejt një hoteli tjetër. 

Zbulohet kush ngacmoi Cubin

Postuar në 03 Janar, 2023 16:20

Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.

Post-ekskluzive/Grida Duma do të botojë librin “Valsi im në politikë”. Për “Parathënien” aplikohet në e-albania.

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 19:27

Ekskluzive/Grida Duma do të jetë në Koncertin e Vjenës.  

E papritur/Theo Jacobs aplikon për nënshtetësi shqiptare me mbiemrin Vetingllari

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 17:20

Krijohet dega e Partisë Socialiste në regjimin 41 bis

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 16:54

Policia më tha: Bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne!!!

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 19:39

Ja një copëz nga e përditshmja në Shqipëri.

Telefonatë me id caller një gazetari. E hap, flet, ngre supet. E mbyll, pastaj shpjegon.

Më mori dikush ga Korça. Më tha kam një konflikt me komshiun, dua ta denoncoje në portalin tënd. Po shko në polici, i thotë gazetari.

Po policia më tha, bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne.

Tani mbase është edhe ndonjë telefonatë humoristike, ose dikush po përgjon gazetarët si vihennë lëvizje në kësi rastesh.

E re/ABC NEWS dhe Euronews Albania me dritare në portalin e-albania!!!

Postuar në 02 Dhjetor, 2022 14:44

Konflikt Rrumbullaku-Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë mban në zyrë portretin e Saimir Tahirit

Postuar në 21 Tetor, 2022 19:05

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura