Të Kripura
Takimi i radhës i Open Balkans në një ish-kullë ngujimi pa çati. I ftuar nderi, Borati
Burime diplomatike bëjnë me dije se do të informojnë së shpejti në një takim informal gazetarët më të njohur shqiptarë për takimin e radhë së Open Balkans.
Sipas asaj që mëson redaksia e “Të Kripura”, Alex Soros ka sugjeruar që një mënyrë për të çtensionuar klimën që qarkon këtë nismë është menduar që takimi të mbahet në një kullë të vjetër ngujimi në veriun e Shqipërisë, të cilës do t’i hiqet çatia.
Mesazhi është i qartë dhe ai konsiston në heqjen dorë nga mendësia e mbylljes, hakmarrjes dhe konservatorizmit, kaq karakteristik për Ballkanin.
Luftë civile në PD/Berisha sponsorizon goditjen e stafit të afërt të Lulzim Bashës
Qeveria i jep PD-së Estradën e Tiranës për 1 euro. Reagon kërcënueshëm Top-Channel: Konkurencë e pandershme për Portokalli!
Në deklaratën e vet, Top-Channel ankohet se ky është rasti i dytë pas marrjes prej Carlo Bollinos i një godine me 1 euro që tregu mediatik merr goditje nga qeveria.
Të Llapim për Ndryshimin!
Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund t’i bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot! Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët
Pazari i madh për të Majtën
Dilni se erdhi vaksina!(me një mësim nga Baba Çeni)
Mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer. Punë jo gjumë
Bashkia vendos: Skulpturë në hyrje të Tiranës me fotografinë e këpucëve të grisura
Këpucët e grisura të Edi Ramës do të monumentalizohen si objekt skulpturor në rrugën e Elbasanit. Projekti është miratuar me shpejtësi nga Bashkia e Tiranës, kryetari i së cilës, Erion Veliaj është edhe drejtues i fushatës elektorale të PS-së në kryeqytet dhe ai parashikon një planvendosjen e simbolit të këpucëve, imituar nga fotoja e z. Rama, me shollën e shqyer dhe këmbët e zgjatura prej tyre veshur me tirqe me trëndafil, përballë një çezme.
Kryeministri dorovit Kazanin para zgjedhjeve/Rilindja Urbane përfshin edhe godinat e tv-ve shqiptare
Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook se do të përfshijë në projektet e Rilindjes Urbane edhe godinat e televizioneve shqiptare. Me një gjuhë uronike, z. Rama shkruan:
Sot jam piktor, dikur do më quanin kallajnxhiJ. Godina të rilindura për tv-të shqipfolëse. Kallanngjisje për kazanin mediatik. Ta nisim nga ABC e punës…
shkruan z. Rama.
Nuk dihet se përse qeveria do të harxhojë para publike për objekte private ndërkohë që p.sh godina e Televizionit Publik Shqiptar është e rrënuar.
Shqipizëm
Nuk bëjmë kafe pas orës 19:00.
Kemi larë ekspresin me sodë, nuk bëjmë kafe.
Jam me këtë italianin, e ke bezdi ta bësh një kafe?
Po, mirë. Po e bëjmë.
Falemnderit!
***
Ditë shiu në Tiranë…
Hap derën e taksisë.
Më fal, për ku?
Tek Pallati me Shigjeta.
Jo, jo. Me vjen keq, ka shume trafik!!!
Po ju a jeni taksi?
Ka trafik. Jo.
***
Më falni ku mund të blej aksesorë për mobilje?
Vaksina erdhi. Tani t'i ngrihet kënga
Në internetin shqip rastis të gjesh edhe një mjedis miqësor, ku njerëzia flasin me dëshirë të mirë dhe me nostalgji për një kohë të cilën mesa duket një pjesë prej nesh e kanë kthyer në orientim të asaj që është e mira.
Këngë e filma të para ’90-ës shoqërohen thuajse të gjitha me komente pozitve, me një farë respekti edhe për kohën kur janë realizuar. Në përgjithësi duket se kjo qasje ndodh për arsye të shumta, por këtu duhet të veçojmë së paku tre: e para është nostalgjia si e tillë për rininë, për një kohë ku komuniteti kishte funksione reale.

