Të Kripura
Zgjerohet fusha e veprimit të Aktit Normativ kundër CoVid-19. Qeveria ndalon mbajtjen e brekëve
Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjerojë fushën e veprimit të Aktit Normativ që rregullon mbajtjen e detyruar të maskave kundër CoVid-19. Nisur nga studimet e shumta që provojnë se virusi jeton në feçet e njerëzve, qeveria me propozim direkt të kryeministrit ka menduar të shtojë në Aktin në fjalë një dispozitë që ndalon përdorimin e brekëve nga qytetarët, në shtëpi dhe jashtë saj.
Ekskluzive/Biseda Merkel-Rama: BE mbështet bashkëqeverisjen PS-PD
Dje u raportua se kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel që u tha se kishte të bëntë me Planin e Investimit. Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të zbardhë një pjesë të bisedës që në të vërtetë lidhet me variantin e bashkëqeverisjes PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit, një zgjidhje që shihet si më e mira edhe në sytë e BE-së, apo një pjese të saj. Më poshtë një pjesë nga biseda që ka interes për të kuptuar se çfarë po ndodh:
...
Merkel: Përshëndetje z. Rama! Pa maskë?
Lulzim Basha angazhon detektiv privat për gjetjen e vulës
Një ngjarje e pazakontë dhe e sikletshme ka ndodhur në Partinë Demokratike. Dikush ka vjedhur vulën e kryetarit Lulzim Basha dhe nuk dihet ende arsyeja dhe ata që e kanë marrë.
Sipas burimeve pranë PD-së, vula ka humbur gjatë periudhës së karantinimit dhe mendohet se ajo është marrë nga një person i brendshëm, gjatë ditës, pasi nuk rezulton asnjë thyerje me dhunë në mjediset e zyrave.
Për të shmangur skandalin dhe situatën qesharake që krijon një gjë e tillë, PD-ja nuk ka bërë denoncim në polici, por ka nisur një hetim të brendshëm dhe ka kontraktuar një dedektiv privat.
Smart - PS me plan si Plani i Butrintit: 3 emisarë të huaj në drejtim, njëri për Etnitë!!!
Sot në disa media është përcjellë lajmi se Partia Socialiste do të adoptojë një platform online komunikimi që rrit ndërveprimin dhe shmang nevojën e mbledhjeve me datë dhe orë. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama e ka cilësuar këtë një hap përpara në përputhje me ndryshimet që sjell koha.
PD-ja nxjerr në shitje selinë dhe truallin. Selia e re në Shkozë
Burime të sigurta nga Partia Demokratike bëjnë me dije se kryetari i saj, Lulzim Bash aka nxjerrë në shitje godinën e partisë dhe truallin përreth. Sipas burimeve në fjalë, shitja është formale, pasi për të është miratuar tashmë ndërtimi i 4 kullave të larta, që janë edhe shkaku se pse janë ndërprerë punimet për Xhaminë e Namazgjasë.
Pala turke ka kundërshtime për ndërtimin e kullave për shkak se errësojnë ekspozimin arkitektonik të xhamisë, ndërkohë që vendimi është marrë tanimë.
Presidenti Meta dekoron Gabin me Medaljen e Mirënjohjes
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të akordojë Medaljen e Mirënjohjes për Gabin, ose bashkimin e të gjithë shitësve të rrovave të përdorura në vendin tonë për ndikimin e tyre në furnizimin e tregut me mallra perëndimore, duke shërbyer në mënyrën e vet si liman i lidhjeve me Perëndimin përmes konsumit. Po kështu presidenti vlerëson rolin e Gabit në çrrënjosjen e kulturës së dokut dhe basmës në veshjen e shqiptarit, shenja të kohës më të errët të Diktaturës.
Helmimi i Navalnyt në Rusi, PD-ja merr masa ekstreme për sigurinë fizike të Lulzim Bashës
Partia Demokratike është alarmuar sot nga lajmi se opozitari kryesor rus, Alexei Navalny është në gjendje kome pas një përpjekjeje të mundshme helmimi. Burime të sigurta nga seksioni i Pedonales i PD-së bëjnë të ditur për “Të Kripura” se sot kryesia e kësaj partie është mbledhur urgjentisht për të diskutuar masat mbrojtëse ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, një armik i betuar regjimit autokratik dhe antidemokratik të Tiranës.
Misioni "prorus" i Ramës në Bjellorusi/Përpjekje për të siguruar vaksinën ruse kundër CoVid-19
Misioni i Edi Ramës në Bjellorusi fsheh shumë më tepër sesa përfaqëson zyrtarisht. Burime diplomatike i thanë redaksisë së “Të Kripura” se zgjimi i z. Rama që drejton OSBE_në për një mision në Bjellorusi lidhet me asgjë më shumë sesa me përpjekjen e dëshpëruar të tij si kryeministër i Shqipërisë për të siguruar vaksinën anti-CoVid-19 nga Rusia e Vladimir Putinit.
Njoftohet se Shqipëria nuk ka arritur të marrë asnjë premtim për vaksinën për të cilën ka një garë të madhe në Perëndim dhe ka gjetur te kriza bjelloruse një shans për ta shfrytëzuar.
CoLal-20
Rryshfeti 6 mln euro/Zaev po negocion gjykimin nga gjykatës shqiptarë që kanë kaluar vettingun
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është përfshirë së fundmi në një skandal të madh që e sheh atë të akuzuar se merr 6 milionë euro rryshfet. Lidhur me këtë skandal qarkullon një material në internet me zërin e tij që flet për paratë.
