Të Kripura
E pakuptimtë/Me propozim të Elisa Spiropalit, qeveria shpall 17 majin festë zyrtare
Në projektvendimin që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme nga zv.kryeministri Erjon Braçe dhe që "Të Kripura" e posedon, qeveria arsyeton se Shqipërisë i mungon një festë për paqen. Dhe sipas saj, nuk ka datë më domethënëse sesa paqëtimi i 17 majit 2017.
Drejt amendimit të Kushtetutës/Presidenti nuk mund të kthejë për rishqyrtim çdo ligj
Shumica parlamentare ka menduar të ndryshojë tërësisht tagrin e presidentit të Republikës në procesin ligjvënës. Ideja fillestare është hedhur që në momentin kur kreu i shtetit refuzoi dekretimin e ministrave dhe nisi politikën e kthimit të ligjeve për rishqyrtim.
Kryeministri ecën dorë për dore. Rregullore e brendshme apo simbol masonësh?
Diplomacia e madhe Erdogan-Rama, Bashkim Fino kandidaturë për negociimin e krizës libiane
Qeveria shqiptare ka gjetur një mundësi të mirë për të përmirësuar imazhin e ver duke u investuar në zgjidhjen e një krize ndërkombëtare. Në lojë pas kuintave qëndron sërish presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, por kryeministri Rama kësaj radhe ka menduar më hollë se herët e tjera. Ai do të përdorë si koperturë OSBE-në, drejtimin e së cilës e ka vetë.
Zbardhet marrëveshja/Cakaj drejton OSBE-në. Ja çfarë do bëjë në këmbim
Sot Shqipëria ka marrë zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka dhënë njoftimin duke lënë të kuptohet se detyrën e kryesimit do ta ushtrojë ai.
Të na mësojë dikush si festohet Viti i Ri...
Erdhi Viti i Ri. Na është bërë hall. Nuk dihet se çfarë, por ndoshta forca e zakonit, të imponon regjimin festiv të ndërrimit të viteve sipasa ritualeve të një kohe që nuk ekziston më. Të një kohe ku darka familjare, tryeza, gatimet, punët e shtëpisë ishin pjesë e pandarë e atmosferës. Pa folur për kapuçët e stisur me karton, xhamat e stolisur me urime pambuku të ngjitura me vinovil apo pështymë dhe ndonjë tullumbace si dhuratë magjike. E fryj, e shfryj, e kuqe, e verdhë, jeshile. Me aromën karakteristike të llastikut.
Ej kujdes se mos e çan. E lije në bufe.
Letër konfidenciale e Akademisë së Shkencave: Krahasimi i Edi Ramës me Skënderbeun, me pasoja
"Të Kripura" mësojnë nga burime konfidenciale se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në krye të së cilës qëndron Skënder Gjinushi, ka nisur një letër konfidenciale për Zëdhënësen e qeverisë, znj. Elisa Spiropali. Letra është në përmbajtje një lloj sugjerimi dhe këshillimi për zonjën, lidhur me përdorimin nga ana e kësaj të fundit e krahasimeve publike të Kryeministrit me atë që historiografia shqiptare e ka shpallur hero kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Leverdis ta quajnë Republikë
Shqipëri 2019.
Ka parlament, por nuk ka opozitë parlamentare. Ka Parlament, por sms e një njeriu vlen më shumë se ligji.
Ka President, por dekretet e tij nuk zbatohen. Është në procedurë shkarkimi, por duhet firmë e Gjykatës Kushtetuese.
Ka shkelje kushtetute, të drejtash? Orë e çast. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Ka varfëri të trashëguar siç na thonë. Ama kilometri i rrugëve që shtrohen kushton 20 milionë euro.
Bashkia e Tiranës vendos që festimet e 75-vjetorit të Çlirimit të bëhen më 20 shkurt 2020
Bashkia e Tiranës vendos festimin e 75 – vjetorit të Çlirimit për më 20 shkurt të vitit 2020. Këshilli ka rënë dakord me propozimin e kryetarit Erion Veliaj që ka argumentuar se tërmeti i 26 nëntorit prishi atmosferën festive të parashikuar, por nuk mund të cenojë detyrimin tonë për të kujtuar të rënët për liri.