Të Kripura

Pse na streson Shqipëria

Postuar në 27 Prill, 2019 17:18

 

Sondazhi “Gallup 2019 Global Emotions” ka gjetur se 59% e grekëve kishin përjetuar stres gjatë 24 orëve të fundit, nivel ky më i larti në botë. Në vend të dytë vjen Shqipëria me 55%, pasuar nga Qiproja, Italia dhe Portugalia. 

Për grekët mund të hamendësojmë se janë të stresuar për shkak të krizës që nuk mbaron, në Itali sepse ka një akumulim të gjatë emotiv me politikën, Qiproja dhe Portugalia për arsye që nuk i gjejmë dot.

Po Shqipëria?

A do vijnë humoristët e Shqipërisë në pushtet?

Postuar në 22 Prill, 2019 19:46

 

Satirë politike në kombinim me përhapjen në kohë rele dhe globale. Ja një realitet që po trondit themelet e establishment politik dhe ekonomik në mbarë botën. Komedianët – ata që të bëjnë të qeshësh duke menduar – janë shndërruar në pika referimi jo vetëm për të ankoruar kritikën e asaj që përndryshe nuk thuhet, por edhe për shpresën për ndryshim.

Qeverisja si Jerry Springer Show

Postuar në 04 Prill, 2019 14:20

 

Si ju duket Edi? E kemi fjalën për Edi Ramën, kryeministrin. Ja një pyetje që nuk ka të bëjë vetëm me përshtypjet mbi këtë 18 vjeçar me rreth 40 e ca vjet përvojë, por edhe mbi mënyrën sesi ekrani na e prezanton atë.

Ky ka qenë president i Republikës, mban "syze satelitore"

Postuar në 31 Mars, 2019 15:26

Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit, që ai disponon. Në një intervistë në mes të ullishtes së banesës së tij, ish presidenti Topi, i ka deklaruar gazetares Bieta Sulo, se këto syze të rralla i shkojnë shumë formatit të tij. Mendohet se syzet e Bamir Topit janë prodhim limited edition (prodhim i limituar). Në të gjithë botën janë bërë vetëm njëqind syze të tilla. Në Ballkan, këto syze, pëveç Bamir Topit, i disponon edhe Tom Doshi dhe Nikola Gruevski.

Ekskluzive/Qeveria shqiptare angazhon Robert Mueller për hetimin e lidhjeve ruse të Lulëzim Bashës

Postuar në 24 Mars, 2019 23:57

Pas përfundimit të hetimit për Donald Trump, prokurori i Posaçëm, Robert Mueller do të hetojë edhe lidhjet e mundshme ruse të Lulëzim Bashës. Kërkesa i është bërë zoti Muller nga qeveria shqiptare përmes Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe ajo ka referuar për këtë letërporosinë që ka ardhur nga SHBA. Po kështu sipas burimeve nga qeveria shqiptare në dritë kanë dalë të dhëna të reja që meritojnë një hetim të pavarur.

Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës

Postuar në 24 Mars, 2019 20:10

Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.

Bie plani për kandidimin e Ballukut në Tiranë. Ministrja merr drejtimin e degës së PS-së

Postuar në 22 Mars, 2019 19:45

Pak kush e nuhati se ditën kur kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri ai kishte ndërmend edhe një zgjidhje ideale të çështjes Veliaj. Gjatë protestës së studentëve, zoti Rama ushqeu me djallëzi idenë se pas saj qëndronte edhe Erjon Veliaj, ndonëse ky i fundit nuk doli ndonjëherë në skenë.

Ky thashethem që nuk ngjiti kishte dy synime: të diskreditonte protestën dhe së dyti të demaskonte lojën e dyfishtë të Veliajt brenda PS-së.

Borëbardha e Ministrisë së Infrastrukturës shkarkon fotografin; nxirrte foto që e tregonin të shëndoshë. Borëbardha i vë syrin fotografes së Etilda Gjonajt

Postuar në 20 Mars, 2019 19:18

E pazakontë/Bruno Vespa viziton Shqipërinë. Do intervistohet nga Kryeministri Rama në ERTV

Postuar në 19 Mars, 2019 03:29

Zbardhet një ndër elementët taktikë të manovrës anti-protestë të kryeministrit Edi Rama. Burime pranë zyrës së komunikimit në Kryeministri bëjnë me dije për “Të Kripura” se së shpejti do të vizitojë Tiranën Bruno Vespa. Gazetari italian që moderon emisionin “Porta a Porta” do të vijë së shpejti me ftesë të kryeministrit Edi Rama, që e bërë këtë propozim gjatë kohës që qëndroi në Itali për t’u intervistuar nga një pjesë e mediave të vendit fqinj.

Biznesi politik i ahengut

Postuar në 17 Mars, 2019 14:24

 

Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë

Kështu është shprehur sot kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj që organizoi Ditën e Verës më 17 mars, tri ditë më vonë nga data e vërtetë.

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura