Të Kripura
Marrëveshje Meta-Rama, Çanta e Baba Takut sekuestrohet për llogari të Autoritetit të Dosjeve
Çantës së zezë të Baba Takut duket se i ka ardhur fundi. Kur themi fundi e kemi fjalën për statusin e saj si një torbë ogurzezë për politikën e cila shëtit në imagjinatën e telespekatorëve dhe ushqehet e fryhet me frikën e politikanëve që druhen se mos diçka për ta fshihet në të.
Një parantezë e shkurtër biografike
Rama...Razzi, una faccia, una razza
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera sot në Libofshë të Fierit:
Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension
Pas intervistës me Ramën, Vespa ndryshon titullin e emisionit
Bruno Vespa i pakënaqur nga reagimet pas intervistës me Edi Ramën ndryshon titullin e emisionit nga "Porta a Porta" në "Pordha a Pordha"
Ekskluzive/Tensionimi i Ballkanit, skenar amerikan: Hyrje e shpejtë në BE, amnisti për të korruptuarit
Në nëntor të vitit 2018, përfaqësues të pushtetit dhe opozitës nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në një takim me dyer të mbyllura në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku merrte pjesë edhe John Bolton, këshilltari për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump.
Është nip në Itali. Vizita zyrtare në Rai për t'u shpjeguar krizën të afërmve
Rrallë mund të ketë ndodhur që kryeministri i një vendi të zhvillojë një vizitë zyrtare në një...Televizion. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, hyn te gjërat e rralla të kësaj bote. Ai ka vizituar Rain, televizionin e njohur italian. Dhe ka vizituar modelin e ndjekur nga Blendi Fevziu, Bruno Vespën në emisionin “Porta a Porta”.
Megjithatë z. Rama na tha se e bëri këtë për të mirën e Shqipërisë, për t'u shpjeguar italianëve se krizë nuk ka dhe se ata duhet të investojnë të qetë në Shqipëri.
Socialistët dhe shqiptarët
Kryeministri i Shqipërisë shkoi më në fund në Parlament. Pasi u sigurua nga ministri i Brendshëm, burri i shtetit dixhital, Edi Rama, siguroi shfaqjen personale. Ai mbajti një fjalë rreth 25 minuta të gjatë. Akuzoi përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së se nuk kanë ide, se janë sharës profesionistë, se me ikjen e tyre u kanë dhënë mundësi njerëzve të shohin se kanë alternativë tjetër dhe foli edhe për fitoren 100% në zgjedhjet lokale. Duatrokitje…
Zubatovshçina e Tiranës
Sabit Brokaj foli për ligësinë e Sali Berishës. Kriminalitetin e tij. Të dyja okelio e krye-recetës së neurodhaskalëve të kombit: çdo e keqe sado e madhe, fillon poshtë Saliut. Ai është e keqja e të këqijave, kënga e të gjithë këngëve të liga, kuja e kujës.
Ec o burazer përpara! T'i dhamë të gjitha...
Nuk pushon zhurma, mërmërima, pëshpërima, ulërima dhe pasthirrma, gjykimi dhe paragjykimi, analiza dhe stërhollimi për djegien e mandateve parlamentare nga ana e opozitës.
Social-nacional-mediatikët, kolonia e pashuar e Shqipërisë është në ethe. Nuk di si ta lexojë faktin se Lulzim Basha mori një vendim. Hodhi një hap i ziu pas pesë vitesh rrethrrotullimi(edhe këtë nuk dihet a e çon deri në fund).
Në Elbasan/Qazim Sejdini nis punën për kozmodromin "Rilindja". Do të dërgojë në hapësirë pordhët e Edi Ramës
Zbulohet projekti i parë që do të vihet në jetë nga Korporata e Investimeve e cila do të ketë kompetenca të vërteta për negociim dhe shpronësim pronash publike.
Ai është propozuar nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe parashikon ndërtimin e një kozmodromi në mjediset e ish-Metalurgjikut. Kozmodromi “Rilindja” është një projekt ambicioz që mendohet se do të vihet në zbatim potencialisht nga dy biznesmenë: Shefqet Kastrati dhe Ramë Geci në garë të egër mes njëri-tjetrit.
Qarkore e Fugës për ministrat e rinj: Ja kush është gazetari që sjell ters dhe nuk duhet punësuar për këshilltar
Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka shpërndarë një qarkore për ministrat e rinj, duke u kujtuar të përzgjedhin për këshilltarë për mediat gazetarë që e kanë këmbën e mbarë. Qarkullon madje edhe një listë e kuqe përjashtimore, por sipas burimeve të redaksisë së "Të Kripura", znj. Kazhani është e vetmja që figuron në të për arsye krej subjektive, në mos iracionale. Konsiderohet se është ters pasi reportazhi i saj për Air Albania ngjan se u kthye në requiem sapo u publikua.