Të Kripura
Ministri Hasani bën testin e Luledeles në Estoni
Ministri i Jashtëm Igli Hasani raportohet se është në një krizë të thellë besimi. Ka folur aq pak dhe aq formalisht dhe sërish e kanë marrë për keq. Pas samitit ballkanik, Hasani shpërndau një deklaratë të ekuilibruar për Kosovën. E krahasuan me një ministër të Bjellorusisë.
Në këtë dilemë e ka gjetur ministrin vizita në Estoni ku siç bëjnë me dije burime për “Të Kripura” ai është parë të ecë vetëm nëpër sallat e takimeve.
Thirret për sqarime për deklaratat e Vulin, ambasadori serb: Protestat para Bashkisë Tiranë, rrezik për stabilitetin rajonal
Sot është raportuar se ambasadori serb në Tiranë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur nga Ministria e Igli Hasanit për të dhënë sqarime për deklarimet e zv.kryeministrit serb, Aleksander Vulin rreth mesazheve të kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Sipas njoftimit Ministria e Jashtme i ka cilësuar deklaratat e Vulin si:
Provokuese…dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit
Më tej:
Pas raportit të Reporterëve pa Kufinj, Ekzekutivi jep leje krijimtarie për analistët me sindromën PAS
Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufinj dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama se do të marrë masa, përfaqëson një sinjal se padishahu i Tiranës do ta korrigjojë imazhin e vet edhe në këtë drejtim. Për këtë arsye, parashikohet një ndryshim sjelljeje në raport me gazetarët, ndërkohë sipas burimeve të “Të Kripura”, qejahaji i lajmeve të kryeministrisë, Endri Fuga është urdhëruar të bëjë një lëvizje tjetër propagandistike.
Kush qëndron pas padisë kolektive ndaj SPAK dhe a lidhet kjo me ligjin e ri për Presidentin?
Ajo çfarë ka ndodhur me skandalin “5D” në Bashkinë e Tiranës ka gjeneruar zhvillime të papritura. Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se me iniciativë të ish-Borëbardhës së Durrësit, Vangjush Dako, është ndërmarrë një class action kundër SPAK dhe GjKKO.
Sipas burimeve të gjithë ish-kryebashkiakët që sot ndodhen në burg, në kërkim apo arrest shtëpie kanë firmosur një padi kolektive për standarde të dyfishta në kërkimin e masave të sigurisë, në afatet e hetimeve penale dhe dënimet e kërkuara bazuar dosjet përkatëse.
SMS e Maznikut për Veliajn: Shef, të kam parë në ëndërr te dritarja e Salës!
Nuk përjashtohet që dikur Berisha të bëjë marrëveshje edhe me Zahon për të ardhmen e vendit!!!
Teatri politik i disa muajve duket se po shkon drejt fundit. Dritarja e Shpresës, zhurma në Parlament e kështu me radhë, ngjajnë se po zëvendësohen nga ndërzimi i zakonshëm mes dy partive kryesore, deri më tani non grata për njëra-tjetrën. Raportohet se është rënë dakord për dy komisione hetimore; një për të dhënat e sistemit TIMS dhe tjetri për koncesionet në shëndetësi. Qesharake kur mendon se çështjet po hetohen penalisht.
Vazhdon siç ka qenë!
Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori!
Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!
Ministret e qeverisë Rama: Në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i Erjon Braçes
Pas propozimit të deputetit socialist Erjon Braçe që periudha e ciklit menstrual për femrat të njihet si sëmundje e paguar, ministret gra të qeverisë kanë dalë me propozim ligjor që në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i z. Braçe. Kjo në shenjë respekti për vëmendjen e treguar ndaj një problemi kaq akut për femrën shqiptare.
L’onorata societá Rama - Meloni: Una faccia, una mazza!
Marrëveshja për emigrantët e bëri kryeministrin Rama personazhin e emisionit “Fratelli di Crozza” këtë javë në Itali. Me Ramën që u përgjigjet pyetjeve të gazetarit ndërsa kërkon herë pas here miratimin e kryeministres Meloni, materiali satirik e vë theksin te ajo që i bashkon shqiptarët dhe italianët veç racës: una mazza (një shuk parash), thënë ndryshe e njëjta prirje për të korruptuar dhe për t’u korruptuar.
Lirë dhe mirë në Shqipëri
Në Itali, Shqipëria ka hyrë me suksesin turistik publicitar në satirën politike. Tani që edhe fatura e restorantit në Berat u shlye, duart janë të lira për të bërë atë që italianët dinë ta bejnë me Shqipërinë: të tallen.

