Politikë

Video/Basti i Tiranës: Kosova do kthehet në epokën e bronzit

Postuar në 08 Qershor, 2023 13:03

Kam nisur një anonime për Asocacionin

Postuar në 08 Qershor, 2023 12:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të zbuluar një fakt të panjohur më parë siç tha ai. Dhe ky fakt është se Edi Rama ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë një draft për Asocacionin e Komunave Serbe meqenëse Macron dhe Scholz janë siç përkufizoi z. Rama “kumbarët e dialogut”.

Në fjalën e tij z. Rama ka shprehur bindje kundërthënëse: së pari sipas tij Asocacioni është thelbi i problemit dhe këtë fakt kryeministri shqiptar thotë se e ka kuptuar herët, në të njëjtën kohë ai ka bindjen se as Kosova dhe as Serbia nuk e duan Asocacionin.

Lëreni të zvarritet këtë!

Postuar në 07 Qershor, 2023 13:05

Në PD-në e vogël me vulë dje kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të litarit e ka marrë partinë nën kontroll. Ka thënë edhe se do ketë zgjedhje për kryetar në korrik, ku me gjasë do fitojë ai.

Edhe? Ky quhet rikthimi i Lulzim Bashës.

Lëreni mo këtë të zvarritet dhe jargavitet se atë di të bëjë!

Xheloz për faktorizimin e Kurtit. Z. Rama shpik një betejë virtuale me kryeministrin britanik

Postuar në 05 Qershor, 2023 18:17

Rishi Sunak ka bërë një gjest të ulët. Ai ka shpikur dramën shqiptare të emigrimit për konsum të brendshëm. Kryeministri Edi Rama ka folur në një media britanike për këtë gjë, duke vënë në dukje se vetëm 2% e hyrjeve ilegale janë shqiptarë.

Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike

"Banditët e Vuçiç organizuan dhunën në veri"

Postuar në 04 Qershor, 2023 00:18

Eksperti i Ballkanit, Oliver Jens Schmitt, në një intervistë për portalin gjerman të lajmeve “T-online”, cituar nga Koha.net, thotë se këto situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka origjinën në Serbi.

Kriza në veri, Turqia dërgon një batalion komando në Kosovë

Postuar në 03 Qershor, 2023 17:32

Turqia do të dërgojë komando në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të vendit. Lajmin e bën te ditur Ministria Turke e Mbrojtjes, e cituar nga Reuters.

Një deklaratë poshtëruese nga BE-ja dhe një marifet bizantin për izolim nga Tirana për Kosovën

Postuar në 03 Qershor, 2023 17:27

Bashkimi Europian ka dalë sot me një deklaratë rreth zhvillimeve në Veriun e Kosovës përmes së cilës dënon në “termat “më të fuqishëm” aktet e dhunës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, zbatuesve të ligjit dhe mediave dhe bën thirrje për çetensionim të situatës.

Ne u kërkojmë si Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për të de-përshkallëzuar situatën, të ndalin së përdoruri retorikë ndarëse dhe veprime të mëtejshme të pakoordinuara

Qyqet e Tiranës nuk parathonë asgjë për Kosovën

Postuar në 03 Qershor, 2023 10:37

Në Kosovë ka zhvillime të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë perëndimit. Siç mund të merret me mend një kalama i përkëdhelur si kryeministri Edi Rama nuk mund të qëndrojë jashtë. Ai po ulet në një tryezë ku nuk e fton kush dhe këtë e deklaroi gjatë intervistës në “Opinion” kur deklaroi se kishte takuar në Bratislavë dhe Moldavi, Kurtin dhe Osmanin, por nuk kishin folur për situatën në Veri sepse pala kosovare nuk e kishte hapur atë diskutim. Një bllok i qartë ky përkundrejt dikujt që e ka çdo gjë teatër personal. 

Saliu nuk është Zgjidhja!

Postuar në 02 Qershor, 2023 15:27

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje

Ky është slogani i ri i Rithemelimit. Sektori i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha. Ka 30 vjet që dëgjojmë zhurmën për zgjedhje të lira, aq sa të vjen të thuash: nuk i dua zgjedhjet fare. Por megjithatë meqë jemi të zgjedhjet, pse nuk hap njëherë Rithemelimi zgjedhjet brenda vetes, sepse humbi. Humbi thellë. E pastaj të flasë për kauzën e demokracisë.

Greqia kërkon lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit

Postuar në 01 Qershor, 2023 18:42

Ministri i Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit gjatë takimit me homologen Olta Xhaçka.

Dy krerët e diplomacisë së dy vendeve u takuan në Oslo, në kuadër të Samitit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Kathimerini.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë