Politikë

SHBA mund të bëjë çdo gjë, por jo të shpikë opozitën

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 13:37

I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, një dalje kjo disi e pazakonshme. Përtej fjalëve të përhereshme për korrupsionin, e partneritetin, Ëisner ka preferuar ta mbyllë intervistën me një fjali si kjo:

Shqipëria po shkëputet nga e shkuara dhe ecën përpara drejt Perëndimit, më e fortë dhe më e aftë se kurrë më pare

Kryetari i vetë-imagjinuar i PS-së në testin e prezumimit të pafajësisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 23:21

Urdhër  arrestet e lëshuar së fundmi nga SPAK për inceneratorin e Tiranës provojnë së paku se harta e hetimit të korrupsionit ëshë gjihëpërfshirëse. Ajo nuk po kursen asnjë seksion të politikës edhe pse marrëveshjet, neociimet për shtyrje arrestimesh apo masa sigurie përfliten vazhdimisht. Ta zëmë është e pashpjegueshme se çfarë po heton ende SPAK për bazën e Sarandës dhe Porto-Romanon, ndërkohë që për inceneratorët mbetet ende e paqartë se pse nuk thirret të dëshmojë kryeministri Rama. Njeriu që duhet me patjetër të sqarojë se çfarë ka ndodhur. 

Revolucioni i Berishës, përrallë po aq idiote sa Rilindja e Edi Ramës

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 13:09

Në Kuvendin e sotshëm të Partisë Demokratike – Rithemelimi – Sali Berisha ka cituar një studiues amerikan të revolucioneve, sipas të cilit sfida e një revolucioni nis disa vite më pas kur kasta e vjetër riorganizohet për të ndërmarrë një kundër-revolucion. Referenca amerikane e z. Berisha nuk e shpëton atë nga reminishencat e praktikës dhe teorisë së revolucionit që promulguar gjatë nga regjimi komunist.

Hovenier: Draft-statuti i përmbush të gjitha kriteret, dallimet mes palëve po ngushtohen

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 19:08

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, thotë se në procesin e dialogut, dallimet mes pales serbe dhe asaj të Kosovës po ngushtohen.

I dolën llogaritë keq prapë

Postuar në 30 Nëntor, 2023 16:13

Siç u raportua tashmë Greqia e ka shndërruar çështjen “Beleri” në çështje të integrimit të Shqipërisë. Deklarata me shkrim që është dorëzuar dje në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së konfrmon se problemi në fjalë nuk ka për t’u anashkaluar si periferik dhe dytësor. Greqia pretendon se kemi të bëjmë me një çështje të shtetit të së drejtës dhe ka një kërkesë publike përmes së cilës deklaron se në Shqipëri cenohen parimet demokratike. Pak rëndësi ka kjo në parim.

Ai që organizoi sulmin në Banjskë nuk ka as tru, as ide për jetën

Postuar në 26 Nëntor, 2023 22:03

“Territori është më së paku ajo që i ndan serbët dhe shqiptarët, si shumë popuj të tjerë. Ka mjaft territor. Ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të gjithë të jetojnë të lumtur dhe të kënaqur, dhe të jenë të pasur në të njëjtën kohë. Njerëzit para së gjithash ndahen nga ideologjia, dhe menjëherë pas ideologjisë, e cila më së shpeshti është produkt i imagjinatës së dikujt, si pjesë e pandashme e saj, qëndron marrëzia njerëzore, kufizimet njerëzore, mbi të cilat një person dëshiron të përjashtojë një person tjetër nga jeta e tij ».

Propozohet ligj që u hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Postuar në 25 Nëntor, 2023 14:39

Dymbëdhjetë deputetë socialistë pritet të propozojnë ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, që do të thotë dritë jeshile për projektet zhvillimore në këto zona.

Propozimi i ri pritet të shuajë nenet që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre, raporton BIRN.

Kush e kriminalizoi Policinë e Shtetit?

Postuar në 22 Nëntor, 2023 21:41

Disa vite më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, policia rezultonte si një ndër institucionet më të besueshme. Kështu mburrej asokohe ministri që referonte një sondazh të BE-së. 
Kush kujton e sjell ndërmend sesa e pavërtetë ishte një gjë e tillë. Sidomos kur edhe ministri ra në burg. Opozita e cilësoi atëbotë policinë si organizatë kriminale. 

Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi

Postuar në 21 Nëntor, 2023 11:38

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lirimin e Jamarbër Malltezit, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi.

Vendimi përcakton që Malltezi të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Ndërkohë, e njëjta trupë gjykuese, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Malltezi u arrestua më 21 tetor në kuadër të hetimeve që SPAK ka kryer për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Beqaj paraqitet në SPAK me dy avokatë

Postuar në 20 Nëntor, 2023 12:37

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sot në SPAK gjysmë ore para orarit të përcaktuar për të dhënë deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj ka mbërritur në organin e akuzës i shoqëruar nga dy avokatët e tij.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit caktoi ndaj Beqajt masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe vendosi ndalimin e largimit të tij jashtë vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë