Politikë
Me kë është Shqipëria në Siri?
U mendua se ishte një rrokadë e organizuar në terren. Amerikanët dilnin jashtë sepse nuk dëshironin më të luftonin në Siri, turqit hynin brenda. Presidenti amerikan Donald Trump e mbrojti tërheqjen me faktin se SHBA nuk ka pse të angazhohet në luftëra të pafundme tribale që zhvillohen prej qindra vjetësh. Kur sapo u duk se pazari ishte mbyllur, plasi çështja kurde. Po me kurdët? Si mund të braktisen ata kaq kollaj?
Venecian e lexon si të duash
Komisioni i Venecias nuk i ka lëvizur ndonjë gjë të madhe draftit fillestar të vet për çështjen e opioninit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Në opinionin e publikuar, Komisioni thekson se ai ka marrë parasysh pretendimet e të gjitha palëve duke dalë në disa përfundime që në fakt nuk e shterojnë debatin aktual.
Por ky opinion mund të vihet në konteket të debatit nisur nga reduktimi që i është bërë nga mediat afër pushtetit:
A ka shkelur Kushtetutën Presidenti i Republikës kur shtyu datën e zgjedhjeve lokale?
Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.
Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Dendias zbardh bisedën Rama-Mitsotakis në New York
Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga takimi i kryeministrave Rama e Mitsotakis në New York në kuadër të Asmblesë së OKB-së, ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka dhënë detaje nga takimi mes dy kryeministrave, kërkesat e palës shqiptare dhe kushtin e panegociueshëm të Athinës.
I ftuar në televizionin publik Dendias ka thënë se për momentin marrëdhëniet janë në vend numëro, nuk ka asnjë përparim në bisedimet për delimitimin e zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon, ndërsa ka zbardhur edhe një ofertë kompromisi nga pala shqiptare.
Europa është lëmsh, e pëson Shqipëria
Fajin e ka Europa. Kjo është ajo që përsërit së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mendon se qeverisja e tij është e suksesshme.
Në një intervistë për “The Irish Times”, z. Rama jep leksione mbi situatën, shkaktar i së cilës është vetë. Kryeministri thotë se BE-ja ka një situatë të paqartë, por harron të sqaronë se cili është kuptimi i kushteve të Bundestagut.
Kryeministri ka folur për atë që do të jetë Shqipëria pas 10 vjetësh dhe sipas tij ajo do të jetë një vend me shtet funksional.
A dështoi revolucioni rajonal i paqes me shkëmbim territoresh?
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka shfaqur nervozizëm pas takimit të tij me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç ka deklaruar se kur vjen puna për Kosovën atij nuk i është ofruar asgjë në këto shtatë vjet dhe se pas takimit të fundit I duhet kohë të mendojë se çfarë duhet të bëjë.
Askush nuk po na ofron asgjë, askush nuk po na ofron ndarjen. Nuk do të na japin asgjë…Kam nevojë të mendoj rreth atyre që më tha Grenell dhe të vendos për hapat e radhës
Edhe reforma zgjedhore çështje imazhi
Ka kohë që qeveria “e grave dhe e burrave të zakonshëm” të përzgjedhur nga Edi Rama për të udhëhequr Shqipërinë e ka humbur shkëlqimin e viteve të para kur marshonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fotografohej në tapetin e kuq para kryeministrisë.
Rama: Ballkani Perëndimor nuk është fidanishte eksperimentesh
Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun maqedonas dhe presidentin serb:
Dekori për Serbinë në Novi Sad
Në Novi Sad të Vojvodinës është mbajtur i ashtuquajturi samit tripalësh mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga ky takim, që organizohet nga Serbia, vend që po i njihet statusi i liderit rajonal, ka dalë lajmi se të tre liderët kanë rënë dakord që të krijohet një minishengen ballkanik.
Sugjerimi i profesorit: Ta shkruajmë historinë me frymë kompromisi
Historiani Paskal Milo shkruan sot në një opinion të publikuar nga gazeta “Panorama” për rishkrimin e historisë dhe rolin e Akademisë së Shkencave në të.
Në një prej paragrafëve të vet, z. Milo thotë:
