Politikë
Veliaj spostohet për arsye të paqarta
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot gjatë prezantimit të masave organizative dhe financiare për lehtësimin e pasojave të tërmetit, se procesi në fjalë do të mbikëqyret nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Dako: Ato letrat Ramé
Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në mbrëmje në Durrës. Pasi ka folur me pasion sesi duhet vënë puna para, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako i ka kujtuar se duhet "të bëjë gati ato letrat". Nuk dihet se cilat letra dhe nëse z. Rama i ka bërë gati, por mesa duket Dako nuk ka mundësi të komunikojë ndryshe veçse kur e takon kryeministrin shesheve. Më poshtë video:
Kush harxhon para dhe energji për të dizinformuar për më të diskredituarit e Europës?
Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpërndante përmes faqes së vet në Facebook një koment mbi Rezolutën e Parlamentit tonë për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje.
Kur qytetarët nuk pranojnë të jenë fasadë
Jeruesalem Post, një media e njohur në Izrael, raportonte dje se në qytezën italiane, Schio në periferi të Vinçencës, është refuzuar vendosja e një memoriali që përkujton Holokaustin.
Dy kate pa leje që nuk i prishi tërmeti
Ky është një prej hoteleve të ndërtuara nga deputeti socialist Sadri Abazi në zonën e plazhit në Durrës. Partia Demokratike pretendon se nga ndërtesa janë prishur dy kate pa leje me urdhër të vetë deputetit socialist të Durrësit. Ish-kryeministri Berisha e shoqëron denoncimin me një foto të Sadri Abazit duke vëzhguar punimet në hotel.
Pamjet e siguruara nga "Tema Tv" tregojnë se dy shkallët e ndërtesës nuk kanë të njëjtat kate. Shkalla në krahun e majtë është me 11 kate, ndërsa ajo në krahun e djathtë me 10 kate.
Tani problemi është si do përdoren paratë
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se nga Samiti i Londrës ka marrë mbështetje të madhe për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas z. Rama shpresohet në një konferencë ndërkombëtare donatorësh që do të duhet të ofronte ndihmë reale financiare. Sot po ashtu u njoftua se Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro ndërkohë që ndihmat nga shumë vende nuk kanë munguar. Por shifra e rindërtimit është shumë më e lartë.
Përballja te Komisioneri/M. e Shëndetësisë mban të fshehtë çmimet CIF të barnave për 5 vitet e fundit
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë në datën15 nëntor të këtij viti një vendim që hedh dritë mbi praktikën e vendimmarrjes në institucionet shqiptare. Komisioneri ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të japë informacionin e kërkuar nga një subjekt privat si dhe ka gjobitur sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Geraldina Prodani me 1.5 milionë lekë të vjetra për keqpërdorim të detyrës dhe cenim të së drejtës për informim.
Shtyhen me katër muaj hetimet për presidentin. Komisioni: Na bllokoi tërmeti
Parlamenti shqiptar do të hetojë edhe për katër muaj për presidentin Ilir Meta. Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, drejtuar nga nënkryetari Alban Zeneli, ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për shkak të Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Me Rilindjen nuk u qullos gjë. Provon bastin personal të Rindërtimit
Mediat kanë përcjellë momente nga tensioni skenik i kryeministrit me bashkëpunëtorë të tij. Njëherë duke shtyrë zv.kryeministrin Erjon Braçe, njëherë tjetër duke urdhëruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës të marrë furçën e të lyejë një pallat, një herë tjetër duke i treguar vendin ministit të Brendshëm.
Kërcënim pa adresë për mediat: Do bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata
Kryeministri ka paralajmëruar sot përmes rrjetit social tuiter mediat. Përmes këshillave urdhëruese dhe kërcënimeve, Edi Rama ka mbyllur ligjërimin e shkurtër duke deklaruar se do të bëjë atë që nuk ia pret mendja kujt.
shkruan z. Rama.
Nuk dihet se çfarë apo kush e ka mërzitur z. Rama, por është e qartë se kaosi në menaxhim që ka dalë zbuluar po vë në diskutim qetësinë sociale.
