Politikë
Opozita e fjalëve
Jorida Tabaku, një ndër njerëzit më afër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikonte dje në facebook një shënim të titulluar: Ligji i shpronësimeve, akti i 10 kundër pronës. Në këtë shënim, zonja në fjalë, që pëshpëritet si një kandidaturë e mundshme për minister Financash në qeverinë e panjohur hije të z. Basha, rendit disa akte të qeverisë së z. Rama, që sipas saj përbëjnë shkelje dhe dhunim të të drejtave të qytetarëve në raport me pronën. Zonja përmend transferime pronash, miratime ligjesh, vendime të ndryshme të Këshillit të Ministrave, apo edhe ligjet speciale.
Ikën dhe “Totoja” i Rilindjes
KQZ vendosi të shpallë përfundimin e parakohshëm të mandatit të Agim Kajmakut, i njohur ndryshe edhe si Jorgo Toto. Pas verifikimit nga Prokuroria rezultoi se kryetari i Bashkisë së Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kishte përfshirë në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi dhe procesin gjyqësor në mungesë ndaj tij për falsifikim parash.
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se pavarësisht se Kajmaku doli i pafajshëm nga Gjykatat greke ai penalizohet nga një vendim i Kuvendit që thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionarit
I jashtëzakonshëm apo i parakohshëm?!
Kryetari i Forumit Rinor të CDU-së Tilman Kuban, i pranishëm në një takim të FRPD-së në Tiranë tha se Lulzim Basha është një njeri i jashtëzakonshëm dhe se ai duhet ndihmuar të vijë sa më parë në pushtet
Tanjug: Minishengeni Ballkanik, Plan B i presidentit Vuçiç
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik është konceptuar dhe nxitur nga presidenti serb, aleksander Vuçiç, sapo në tavolinë është hedhur propozimi francez për partneritet të privilegjuar me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Humbja e Perëndimit në Ballkan zëvendësohet nga kllounada e antirusizmit të elitave të korruptuara
Ndikimi rus po vjen, por ai vetëm në mënyrën si e përshkruajnë politikanët shqiptarë ka pak gjasa të ndodhë. Në të gjitha analizat që bëhen së fundmi, sidomos për tërheqjen e SHBA nga Siria, nënvizohet se largimi krijon vakuum që do mbushet. Dhe fuqitë që e mbushin atë janë ato që kanë kapacitet, mes të cilave më afër nesh janë Rusia dhe Turqia.
Rama: Po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë
Pjesëmarrës në Samitin e 4 Euro-Arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.
"Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë"- shtoi ai, duke theksuar se "Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë. Ne dolëm nga lufta me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve".
I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.
Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin.
Gënjeshtër veresie e Kajmakut, “digjet” një tjetër çun problematik i Rilindjes
Pas Valdrin Pjetrit, socialistëve u digjet një tjetër investim politik i zgjedhjeve të 30 Qershorit. Bëhet fjalë për kryebashkun e Vorës, Agim Kajmaku për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar papajtueshmëri të mandatit pas verifikimeve mbi të dhënat e deklaruara prej tij në formularin e dekriminalizimit.
A u përdor Albin Kurti në Tiranë?
5 orët e takimit informal të Albin Kurtit me Edi Ramën mbrëmjen e së premtes prodhuan më së shumti lajmin se Edi Rama është kundër shkëmbimit të territoreve. Të paktën këtë fragment veçuan mediat në Shqipëri nga deklaratat e kreut të Vetëvendosjes mbi përmbajtjen e takimit mes tyre në kryeministri.
Deklarata nuk duket dhe aq naive, por është hedhur në publik me premisën e garancive që përcjell figura e zotit Kurti si një lider radikal dhe i besueshëm kur bëhet fjalë për integritetin e Kosovës.
SHBA zbulon se Shqipëria ka refuzuar një ofertë kineze
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë sot disa mesazhe për Rusinë dhe Kinë teksa ka folur në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, diplomatja amerikane ka theksuar se “disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri”.
