Politikë
Marifetet e vjetra me ndërkombëtarë
Deri më dje opozita e drejtuar nga Lulzim Basha akuzonte ndërkombëtarët si pjesë të problemit në Shqipëri. Në kohën e protestave të veta kryetari i PD-së humbi mbështetjen e atyre që i quajnë partner për të investuar te shpresa e revolucionit. Korit kundër ndërkombëtarëve iu bashkua edhe partia e presidentit Ilir Meta duke cilësuar në këtë përballje disa ambasadorë që dolën hapur në mbështetje të qeverisë.
Gjoni: Po përgatitet marrëveshje PS-PD. Rudina: Ralf mos bëj show! (Video)
Treyeza e reformës zgjedhore u braktis sot nga opozita parlamentare që u shpreh e pakënaqur me dhënien e fjalës përfaqësuesit të PD menjëherë pas Gjiknurit.
Deputeti Ralf Gjoni, i dalë nga listat e LSI, paralajmeroi se po pergatitet një marreveshje mes PS dhe PD.
PD kërkon komision ndërkombëtar për reformën zgjedhore
Me kërkesën që Damian Gjiknuri të mos jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD bëri publik qëndrimin e saj për këtë çështje. Në tryezën e thirrur nga Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe prezenca e OSBE-së, përfaqësuesi ligjor i demokratëve Ivi Kaso e quajti ilegjitim komisionin e ngritur dhe propozoi një komision ndërkombëtar.
Mëshira gjermane ndihmon qeverinë. Hapje negociatash me paralajmërim pezullimi
Parlamenti gjerman, më saktë shumica qeverisëse e tij e përbërë nga CDU-CSU ka vendosur të miratojë kërkesën e qeverisë federale për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në tekstin bashkëngjitur vendimit që vjen në formën e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Bundestagut sqarohet qartë kushtëzimi që i vendoset Shqipërisë dhe kërkesat strikte për monitorim të vazhdueshëm.
Mesazh i zyrtarit amerikan: Mos u shkurajoni, ju pret një e ardhme e ndritur!
Amerikanët vijojnë të mbajnë lart moralin e shqiptarëve për të ardhmen që i pret.
Më shumë se optimist mund të quhet mesazhi i zv. shefit të Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania. Ai thotë se rrugëtimi i shqiptarëve do të jetë i ndritur, falë reformës në drejtësi.
Mesazhin e tij ambasada amerikane ne vendin tone e ndau me ndjekesit ne faqen e vet ne Facebook.
Takimi me Mitsotakis në New York, mesazhe të qarta për Ramën
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka marrë një mesazh të qartë nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit disa minutësh që patën në New York në kuadër të punimeve të sesionit të asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Teatri duhet siguruar vetëm nga projekti i prishjes
Tirana u godit dje nga disa tërmete, lëkundja kryesore arriti magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet 7 ballë. Lëkundjet e forta kanë sjellë dëmtime të rënda në pallate dhe banesa në Tiranë e Durrës. Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur.
Por ndonëse flitet për të si “një godinë e rrënuar”, Teatri Kombëtar nuk ka asnjë krisje. Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur me pasion të pazakontë projektin privat Fusha, ka thënë disa here që TK është në prag shembje dhe se “nuk do presim tërmetin” që sipas tij do ti zerë “aktorët brenda”.
Kujt i shërben e vërteta e Tahirit?
Sajmir Tahiri vazhdon të dalë në konferenca shtypi, duke aluduar se i gjithë procesi ndaj tij është komplot politik, pa asnjë lidhje me akuzat penale që ngriti Prokuroria. Vendimi i Gjykatës së krimeve të rënda për ta dënuar vetëm për shpërdorim detyre shkon në favor të këtij argumenti. Tahiri thotë se për dy vite ka heshtur përballë të gjitha akuzave.
Tahiri, edhe SHBA tallet me Prokurorinë
Pritej me shumë interes qëndrimi i ambasadës amerikane për dënimin e Tahirit, nisur nga fakti se SHBA ka komentuar vazhdimisht procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ish-ambasadori Lu, madje e ka përmendur Tahirin kur fliste për peshqit e mëdhenj që do binin në rrjetën e drejtësisë. Por si gjithmonë gjuha e amerikanëve lë vend për ambiguitet dhe dëshifrohet sipas interesave politike të momentit.
Rama pritet në Velipojë nga Tom Doshi dhe Mark Babani
Kryeministri Rama ka mbledhur për herë të dytë brenda një muaji kryebashkiakët dhe deputetët e rajonit të Veriut.
Në mbledhjen që u mbajt në një hotel në Velipojë do të diskutohet per rezultatet e 2 grupeve të punës të ngritur për të filtruar kandidatura për postet e drejtorëve rajonalë të cilët u dorëhoqen me kërkesën e kryeministrit Rama.
