Politikë
Ftesa e Ramës përçau shqiptarët në Malin e Zi
Humbja e partisë së Gjukanoviçit në Malin e Zi, sipas politologut Kristian Duka, erdhi për shkak të ndërhyrjes së kishës ortodokse në politikë. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Duka tha se thirrja e kishës ortodokse për të mos mbështetur Gjukanoviçin i orientoi votat në drejtim të opozitës, duke i hequr PSD-së 6 deputetë.
Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!
Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.
Po negociojmë detin pa patur asnjë interes real
Shqipëria politike po afrohet sërish përballë një problemi delikat siç është ndarja e kufirit detar me Greqinë dhe zonave ekonomike me të. Problemi është delikat jo për kompleksitetin e aspektit teknik të procesit, por për shkak të sjelljes së elitës politike në raport me çështje të tilla që rezonojnë përtej shqetësimeve të saj të natyrës strikt ekonomike.
Deti nuk ndahet me 7501-n, ndaj nuk bien dakord
Për detin po flasin të gjithë. Njëra palë thotë se 12 miljet e palës greke sjellin humbje për ne dhe hedhin në punë matematika të posaçme. Kryeministri sot ka zbuluar se është stërnip i Odise Kasnecit që e quan mik të Abdyl Frashërit dhe si i tillë ai nuk mund ta falë detin. Mirëpo sado e ndërlikuar të duket loja ajo është fare primitive: opozita kërkon te provokojë një situatë krize dhe tensioni duke ushqyer idenë se deti iu shit grekut.
Lexoni p.sh se çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën
Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.
Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?
Edi Rama mund të jetë ndoshta i vetmi kryeministër që pas thuajse çdo deklarate që ka të bëjë me politikën e jashtme, i duhet të zhvillojë një fushatë sqaruese disa ditore për të shpjeguar atë që ka dashur të thotë. Kjo i ka ndodhur me deklaratat që bëri në fushatën elektorale në ShBA, për deklaratat në Beograd, për Minishengenin, për raportet me Turqinë, për qëndrimet ndaj europarlamentarëve të ndryshëm, për idenë e ndarjes së Kosovës. Dhe tani së fundmi edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.
Pas ftesës shqip, solidariteti mes të akuzuarve si më të korruptuarit në rajon
Pas mesazhit që të votojnë Milo Gjukanoviçin, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh të ri për votuesit shqiptarë: ata duhet të votojnë Listën Shqiptare që ka në fokus një aleancë strategjike me Gjukanoviçin. Zoti Rama ka folur për nevojën që Mali i Zi të ruajë kursin perëndimor dhe të shmangë ato që i quajti “intereferenca nga jashtë botës perëndimore”, duke bërë të qartë kështu investimin e Tiranës zyrtare në linjën politike të Podgoricës.
E tremb edhe inskenimi demokratik i PD-së
Lulzim Bashës i dhanë partinë. Ia bënë gati dhe atij i duhej vetëm të qeshte. Sigurisht që fati personal dhe politik i këtij njeriu ka acaruar shumë njerëz, ka prodhuar shumë armiq. E megjithatë ai është konsideruar përherë si dhurata më e mirë për ata që e kalërojnë pushtetin në këtë vend duke vjedhur. Përfshirë njerëz në media që janë fshesa dhe koshi i mbeturinave te politikës.
Ulu, lexo, rri, dëgjo, informohu! Ku vallë?
Sot media të ndryshme kanë shpërndarë një mesazh prej burrështetasi të Edi Ramës. Që ka dhënë garanci se deti nuk falet. Shqetësimit të një qytetari kryeministri i përgjigjet kështu:
Iliri të rroftë Skendërbeu në balle kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasesh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur
Vesiç, Veliaj, Vuçiç, Rama - lehjet e ngjashme "patriotike" në Ballkan
Në Serbi ka lindur një debat mbi vendosjen në Beograd të monumentit të Stefan Nemanjës, thmelues i dinastisë së Nemanjiçëve që sunduan tokat serbe gjatë dy shekujve në Mesjetë. Monumenti është porositur në Rusi dhe ka për autor skulptorin Alesander Rukavishnikov që siç thuhet do të jetë i pranishëm personalisht në vendosjen e monumentit.
Nëkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiç ka komentuar me këtë rast edhe sulmet e asaj që i quajti “elita e rreme e Serbisë”.
