Politikë
Propagandimi i një takimi pa objektiva reale
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Athinë në cilësinë e drejtuesit të presidencës shqiptare të OSBE.
Pavarësisht kësaj zyra e komunikimit e Edi Ramës ka përhapur gënjeshtrat e radhës përmes atyre që quhen interpretime iluzive në media. Lexoni se çfarë raporton televizioni Top-Channel që referon burime teper te besueshme:
Shpresa e vërtetë e opozitës PD-LSI
Opozita e përfaqësuar nga PD dhe LSI është hedhur në një sulm të përgjithshëm me efekte vetësugjestionuese përmes të cili është shpallur tashmë fitorja e zgjedhjeve.
Me siguri që politika di diçka më shumë dhe paraqitja me ndjesinë nuk është gjë e keqe. Por këtu çështja është të diskutohet nëse fitorja e kësaj opozite është skenar realist, pasi opozitarizmi ka kohë që ka fituar. Në skenë kanë dalë Sali Berisha dhe Ilir Meta që e shpallin fitoren si diçka të pashmangshme duke lënë të kuptohet se përndryshe në Shqipëri do të bëhet nami.
Askush nuk po i përshëndet zgjedhjet demokratike në Malin e Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar. Ato kanë një fitues dhe një humbës. Ky i fundit historik madje.
Zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, në ndryshim nga zgjedhjet një partiake gjetiu.
Përmes tyre votuesit e vendit fqinj shprehën vullnetin e tyre për t’i thënë boll filozofisë qeverisëse: Me mua hanë të gjithë.
Certifikatë nga ShBA dhe qytetarët: Qeveri kazani që vjedh si gjithë të tjerat
Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si vend ku vështirë të bëhet biznes. Ata përmendin si probleme të vazhdueshme në Shqipëri korrupsionin, në veçanti në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike, dhe respektim i dobët i kontratave. Rritja e përdorimit të kontratave me partneritet publik-privat në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, ul mundësinë e konkurrencës, përfshirë këtu edhe nga investitorët e huaj
Historia do provojë se marrëveshja detare e 2009-ës me Greqinë, ishte më e mira për Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në një intervistë televizive një bast personal mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. I pyetur rreth kësaj çështjeje për të cilën z. Berisha nuk heziton asnjëherë të flasë, ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2009 është më e mira që mund të arrinte vendi ynë.
Marrëveshja është më pak serioze se këta të dy
Mjaftoi një firmë e Donald Trump që trimat e Ballkanit të ulin pantallonat e të ulërasin sa kanë në kokë se u shkrua historia.
Kryeministri I Shqipërisë, I nxjerrë me shqelma nga historia pasi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen e parë që parashikonte ndarjen e Kosovës, bëri një shënim për t’I kujtuar të gjithëve se sat ë drejtë kishte. Sesa I përputhur është ai me amerikanët.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill
Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.
Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.
Shënim (vetë)rehabilitues
Nëse ka një politikan në Ballkanin Perëndimor që ka gjetur këndin e duhur për të shfrytëzuar atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë, ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, nuk ka se çfarë të thotë. Ai nuk është në kushtet që të mund të interpretojë atë që firmosi sepse Amerika në Kosovë ka forcën e Ungjillit dhe refuzimi ndaj saj ka një kufi.
Shkëlzen Berisha, gjyqi në SHBA dhe mediat e Tiranës
Në mediat pranë pushtetit po zhvillohet prej disa ditësh një betejë ku janë shpallur fajtorët, mëkatarët dhe fituesit.
SKEMA/ PD: Qeveria Rama, 1 miliard lekë në xhepat e Carlo Bolinos
Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milionë dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga kompania Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transferohen me pas në llogaritë e biznesit të Bolinos. Partia Demokratike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv të Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacion
