Politikë
Nuk ka kurrfarë rëndësie ikja e ministres. Qeveria është vetëm një njeri
Dje u njoftua zyrtarisht largimi nga kabineti qeveritar i ministres Besa Shahini. U dhanë shumë arsye në media për këtë lëvizje që përflitej prej kohësh, krahas lëvizjeve të tjera që thuhet se do të ndodhin. Shahini ishte një zgjedhje nga Kosova e Edi Ramës që e trajton qeverinë si tryezë personale pune. Ndryshimet fundit në qeveri u njoftuan në një mbledhje Asambleje të PS-së, e cila thjesht i miratoi pa bërë zë.
Ambasadorja amerikane takon Leka Zogun
Zyra përfaqësuese e Leka Zogut, pretendent për fronin e Shqipërisë, njofton për një takim mes Pretendentit de ambasdores amerikane në Tiranë.
Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak mjeku dhe politikani Sabit Brokaj.
Brokaj ka lindur më 7 janar 1942, në Vlorë, gjatë pushtimit italian.
Ai është diplomuar në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Tiranës në vitin 1969 dhe ka shërbyer si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga viti 1969 deri në 1972.
Ndërsa nga në vitet 1972-1984, Brokaj punoi si kardiolog në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Pas rënies së diktaturës, Brokaj u fut në politikë, duke u rreshtuar me Partinë Socialiste.
Propagandimi i një takimi pa objektiva reale
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Athinë në cilësinë e drejtuesit të presidencës shqiptare të OSBE.
Pavarësisht kësaj zyra e komunikimit e Edi Ramës ka përhapur gënjeshtrat e radhës përmes atyre që quhen interpretime iluzive në media. Lexoni se çfarë raporton televizioni Top-Channel që referon burime teper te besueshme:
Shpresa e vërtetë e opozitës PD-LSI
Opozita e përfaqësuar nga PD dhe LSI është hedhur në një sulm të përgjithshëm me efekte vetësugjestionuese përmes të cili është shpallur tashmë fitorja e zgjedhjeve.
Me siguri që politika di diçka më shumë dhe paraqitja me ndjesinë nuk është gjë e keqe. Por këtu çështja është të diskutohet nëse fitorja e kësaj opozite është skenar realist, pasi opozitarizmi ka kohë që ka fituar. Në skenë kanë dalë Sali Berisha dhe Ilir Meta që e shpallin fitoren si diçka të pashmangshme duke lënë të kuptohet se përndryshe në Shqipëri do të bëhet nami.
Askush nuk po i përshëndet zgjedhjet demokratike në Malin e Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar. Ato kanë një fitues dhe një humbës. Ky i fundit historik madje.
Zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, në ndryshim nga zgjedhjet një partiake gjetiu.
Përmes tyre votuesit e vendit fqinj shprehën vullnetin e tyre për t’i thënë boll filozofisë qeverisëse: Me mua hanë të gjithë.
Certifikatë nga ShBA dhe qytetarët: Qeveri kazani që vjedh si gjithë të tjerat
Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si vend ku vështirë të bëhet biznes. Ata përmendin si probleme të vazhdueshme në Shqipëri korrupsionin, në veçanti në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike, dhe respektim i dobët i kontratave. Rritja e përdorimit të kontratave me partneritet publik-privat në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, ul mundësinë e konkurrencës, përfshirë këtu edhe nga investitorët e huaj
Historia do provojë se marrëveshja detare e 2009-ës me Greqinë, ishte më e mira për Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në një intervistë televizive një bast personal mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. I pyetur rreth kësaj çështjeje për të cilën z. Berisha nuk heziton asnjëherë të flasë, ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2009 është më e mira që mund të arrinte vendi ynë.
Marrëveshja është më pak serioze se këta të dy
Mjaftoi një firmë e Donald Trump që trimat e Ballkanit të ulin pantallonat e të ulërasin sa kanë në kokë se u shkrua historia.
Kryeministri I Shqipërisë, I nxjerrë me shqelma nga historia pasi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen e parë që parashikonte ndarjen e Kosovës, bëri një shënim për t’I kujtuar të gjithëve se sat ë drejtë kishte. Sesa I përputhur është ai me amerikanët.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill
Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.
Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.
