Naked City
George Clooney mohon se do të bëhet baba
Me anë të përfaqësuesit të tij aktori George Clooney ka hedhur poshtë lajmin se bashkëshortja Amal është duke pritur fëmijën e tyre të parë, ndonesë kjo na bëri të dyshojmë. Sipas aktorit kjo nuk është e vërtetë, por fotot e fundit të Amal në New York na shtynë të mendonim dicka tjetër.
Sidoqoftë është thënë nga miqtë e tyre se cifti pritet të birësojnë një fëmijë nga vendet e luftës, mbase nga Siria. Ata dëshirojnë që të kthehen në prindërit ideal për fëmijën e vuajtur dhe ti ofrojnë jetën që meriton.
Robbie Williams :’Do të bëhem mekanik makinash’
Ne nje video te fundit qe kengetari Robbie Williams ka postuar ne Youtube shprehet se ndihet i lodhur nga fama, nga muzika pop, dhe nga fakti qe ai eshte nje yll boteror, keshtu qe ka nenkuptuar se do te terhiqet, por pa lene nje afat kohor. Ende nuk dihet ne qofte se vendimin e terheqjes nga karriera muzikore e ka marr qe tani, por Robbie hodhi nje ide tjeter rreth profesionit qe do te ushtroje.
Kitaristi i Green Day diagnostikohet me kancer.
Grupi muzikor Green Day ka njoftuar me hidhërim se kitaristi Jason White po lufton me kancerin në bajame.
Me anë të një komunikate zyrtare, banda bëri të ditur se Jason po hiqte bajamet kur doktorët zbuluan një formë kanceri, fatmirësisht që mund të kurohet.
“Mjekët e kapën shpejt dhe mendojmë se ai do të shërohet brenda një kohe të shkurtër. Ju lutemi të bashkoheni me ne për ta mbështetur në këtë moment të vështirë”, lexohet në komunikatën e Green Day.
Zbulohet gjinia e fëmijës së Kate Middleton.
Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga Pallati Buckingham lidhur me gjininë e fëmijës së Prince William dhe Kate Middleton, tezja e Kate-s, Pippa Middleton, ka organizuar një baby shower, dhe siç duket fëmija do të jetë vajzë pasi që e gjithë “vendi” depërtonte ngjyra rozë, kështu duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Pippa Middleton ka organizuar festën para se Kate dhe William të udhëtonin drejt Neë York ku prezent ishte edhe vogëlushi George, qe çifti sjelli në jetë në vitin 2013.
Ed Sheeran rikthehet në krye të top-listës britanike.
Këngëtari dhe tekstshkruesi britanik, Ed Sheeran, është rikthyer në majën e toplistave të vendit me këngën “Thinking Out Loud”.
Rikthimi i tij vjen pesë javë pasi që e humbi pozitën e parë.
Kënga, e cila muajin e kaluar regjistroi ngjitjen më të madhe pas 19 javëve në top 40-she, vendosi një rekord tjetër për këngën më të dëgjuar të javës.
Me më shumë se 1.67 milionë dëgjime, “Thinking Out Loud” u rikthye sërish në pozitën e parë.
Union J zë vendin e dytë me “You Got it All”, ndërsa “These Days” e Take That, bie në pozitën e tretë nga e para.
Akuzat për përdhunim, ‘përdhoset’ ylli i Bill Cosby në ‘Walk of Fame’
Ylli i Bill Cosby në ‘Walk of Fame’ është përdhosur nga persona të panjohur që kanë shkruar tri herë mbi të fjalën ‘përdhunues’.
Incidenti vjen pasi aktori, dikur kult për amerikanët, po përjeton një periudhë të errët në karrierën e tij, pasi dhjetëra gra e kanë akuzuar për ngacmim seksual, dhunë dhe përdhunim gjatë kohës kur aktori ishte shumë i famshëm dhe adhurohej nga të gjithë.
‘Walk of Fame’, bulevardi ku janë vendosur yjet e personazheve më të njohur të botës së spektaklit, vizitohet çdo vit nga miliona turistë.
Taylor Swift: ‘Nuk jam lesbike’
Ka mohuar se i pëlqen gjinia e njëjtë. Taylor Swift ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kanë quajtur lesbike, duke treguar se puthja mes saj dhe modeles Karlie Kloss ishte vetëm një puthje miqësore dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër mes tyre Jo çdo gjë po i shkon mirë. Nga ana profesionale ka kaluar një vit të suksesshëm që e ka ngjitur akoma më shumë nivelin e famës, por e kundërta ka ndodhur me jetën personale të saj. Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, është detyruar së fundmi të dalë dhe të përgënjeshtrojë zërat për një romancë lesbike me miken e saj të ngushtë, modelen Karlie Kloss.
Cara Delevingne e droguar, përjashtohet nga sfilata.
Ajo është një ndër modelet më të kërkuara, por kohët e fundit po bëhet edhe më shumë problematike për shkak të konsumimit të drogës. Për këtë shkak, Cara Delevingne është përjashtuar nga sfilata e radhës.
Javën e kaluar është mbajtur sfilata e shumëpritur e Victoria’s Secret. Robert Konjic është rrëfyer se modelja ka konsumuar drogë dhe ka qenë aq e droguar, saqë nuk ka mundur të dilte në skenë.
Të drejtat e kafshëve, aktivistët protestë shokuese edhe nudo.
Një formë proteste shokuese, por edhe të çuditshme kanë zgjedhur aktivistët për të drejtat e kafshëve.
Portesta me qëllim kundër përdorimit të peliçeve me lëkurë kafshësh është zhvilluar në rrugët e Barcelonës në Spanjë.
Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë dalë të zhveshur në një nga sheshet kryesore të Barcelonës dhe janë lyer me bojë të kuqe dhe janë mbledhur në grumbull, duke nënkuptuar kështu kafshët e vrara.
Sidney në një natë stuhie
Mund të duket si një skenë e shkëputur nga një film Hollivudi, por në fakt bëhet fjalë për një natë stuhie në Sideny, e kapur nga fotografi Roland Taylor.
Ai ka kaluar orë të tëra për të krijuar imazhin ku qyteti duket si i bombarduar nga rrufe të shumta.