Ed Sheeran rikthehet në krye të top-listës britanike.

Këngëtari dhe tekstshkruesi britanik, Ed Sheeran, është rikthyer në majën e toplistave të vendit me këngën “Thinking Out Loud”.
Rikthimi i tij vjen pesë javë pasi që e humbi pozitën e parë.
Kënga, e cila muajin e kaluar regjistroi ngjitjen më të madhe pas 19 javëve në top 40-she, vendosi një rekord tjetër për këngën më të dëgjuar të javës.
Me më shumë se 1.67 milionë dëgjime, “Thinking Out Loud” u rikthye sërish në pozitën e parë.
Union J zë vendin e dytë me “You Got it All”, ndërsa “These Days” e Take That, bie në pozitën e tretë nga e para.
Add new comment